1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futbolli gjerman dhe viti 2007

21 Dhjetor 2007

Pika kulminante e vitit futbollistik ishte mbrojtja e titullit kampion nga futbollistet gjermane, në fund të muajit shtator në Kinë.

Ekipi gjerman i futbollit për femra
Ekipi gjerman i futbollit për femraFotografi: picture-alliance/dpa

Rezultati vendimtar 2:0 në ndeshjen me Brazilin u arrit pak minuta para përfundimit të lojës: „Topi afrohet. Goditje me kokë. Gol, gol për Gjermaninë. Rezultati 2:0. Dhe kjo ishte Simone Laudehr."

Birgit Prinz, me kupën e fitores 2007 FIFA Women's World Cup soccerFotografi: AP

Fituesja e titullit të futbollistes botërore, Birgit Prinz kishte shënuar më parë golin, që bëri të mundur fitoren: „Ne patëm sot shumë fat, por shënuam edhe gola. Luajtëm shumë mirë si ekip, dhe nuk është keq që morrëm edhe titullin e kampionit".

Falë mbrojtëses Nadine Angerer, gjermanet arritën të fitonin titullin e kampionit pa marrë asnjë gol nga kundërshtaret. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, as në futbollin e meshkujve. Rreth 15.000 tifozë i dhuruan ekipit të traineres Silvia Neid, një pritje triumfale kur mbërriti në Frankfurt: „Entuziazmi i njerëzve ishte i papërshkrueshëm, euforia e tyre po ashtu. Ishte shumë bukur."

Franck Ribery majtas dhe Gilberto në ndeshjen Hertha BSC Berlin dhe FC Bayern MunichFotografi: AP

Në vitin 2011 mbrojtja e titullit do të bëhet në atdhe. Sepse FIFA i ka besuar Ligës gjermane të futbollit organizimin e kampionatit të ardhshëm të futbollit për femra. Pas kampionatit të futbollit për meshkuj, tifozët gjermanë mundën të gëzohen edhe me futbollin për femra. Gjermanët u kualifikuan për kampionatin europian, që pritet të zhvillohet në vitin 2008 në Austri dhe Zvicër. Traineri Joachim Löw u tregua i kënaqur me rezultatin e shortit: „Mendoj se kemi shanse të mira për tu kualifikuar."

Werder BremenFotografi: AP

Në ndeshjet e bundesligës në muajin, FC Shalke 04 kujtoi se arriti të bëhej kampion, kur kryesoi ndeshjen 2:0 me Arminia Bielefeld-in dhe kryesuesi i tabelës VfB Stuttgart u rrah nga Energie Cottbus-i me rezultatin 0:1. Por Thomas Hitzlsperger, e shpëtoi Shtutgardin me golin e barazimit.

„Topin e ka , gol, dhe çfarë goli"

Me këtë rezultat 1:1 shtutgardasit siguruan marrjen e titullit kampion, për herë të pestë në historinë e futbollit gjerman. Shalke arriti të bëhej nënkampione, me rezultat më të mirë se Werder Bremen-i.

Mario Gomez, sulmuesi i ekipit u kurorëzua me titullin futbollisti më i mirë i vitit. 22 vjeçari që luan edhe në kombëtaren gjermane ishte i përgatitur të merrte titullin: „Sepse e di që kam bërë shumë për ta marrë këtë titull. "

Bayerni i Mynihut doli u zhgënjyer nga sezoni futbollistik. Ai humbi jo vetëm titullin rekord, por edhe kualifikimin për ligën e kampioneve. Koseguencat që patën ishin, që klubi ka investuar tani 70 milionë euro për lojtarët e rinj dhe ka arritur ndërkohë të përmirësojë rezultatin.