1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkodran Mustafi drejt Anglisë

la/dpa, rtr31 Gusht 2016

40 milionë euro jepen për Shkodran Mustafin, që kalon tek ekipi anglez, FC Arsenal. Mustafi kthehet në mbrojtësin më të shtrenjtë të transferuar.

Frankreich Evian PK La Mannschaft Shkodran MUSTAFI
Fotografi: picture-alliance/GES-Sportfoto/M. Gilliar

FC Arsenal anglez i kategorisë së parë e bëti të të ditur lëvizjen e futbollistit, Shkodran Mustafi, 24 vjeçarit lojtar të kombëtares gjermane drejt Anglisë. "Ai është në moshën e duhur. Ka përvojë dhe është një lojtar i fokusuar, që di të përdorë mirë topin. Ne kemi angazhuar kështu një lojtar të shkëlqyer dhe jemi përgatitur mirë për të ardhmen"", tha trajneri i Arsenalit, Arsene ëenger për Mustafin që nënshkruan një kontratë pesë vjeçare me ekipin anglez.

Fotografi: Getty Images/A. Hassenstein

Më parë Arsenali kishte angazhuar lojtarin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka për 45 milionë euro. Blerja e Mustafit është një nga blerjet më të shtrenjta për lojtarët mbrojtës. Shuma kap shifrën e 40 milionë eurove. Mustafi bëhet kështu në lojtarin më të shtrenjtë pas Mesut Özilit dhe Leroy Sanes.