Günther Verheugen për komisar të BE
28 Qershor 2004Qeveria gjermane kërkon që Günter Verheugen, i cili deri tani ishte komisari i BE për zgjerimin e BE, të mbetet komisar gjerman në Bruksel. Zëdhënësi i qeverisë federale, hans Langguth shpjegoi të hënën në Berlin:
"Günter Verheugen është një ndër komisarët më të fashmën të Këshillit Evropian. Puna e tij vlerësohet jo vetëm aty por madje edhe nga opozita në Gjermani. Qeveria gjermane do ta nominojë Verheugenin për postin e komisarit gjerman."
Kancelari gjerman Schrëder kish theksuar gjatë fundjavës se komisari gjerman Verheugen duhet të bëhet përgjegjës për cështjet e ekonomisë politike. Schrëder ka kohë që kërkon krijimin e një posti për një komisar special, i cili do të jetë përgjegjës për cështjet e ekonomisë dhe industrisë dhe në të njejtën kohë zëvendëspresident i Komisionit. Edhe partia opozitare CDU e pranon propozimin e Schrëderit, por ajo nuk dëshiron që Verheugeni të jetë kandidati gjerman për këtë post:
"Nuk mendoj se është me mend të vendosim kaq shpejt për dicka të tillë, sepse kështu nuk kemi mundësi të kërkojmë një njeri të aftë. Por është e drejtë se qeveria gjermane ka të drejtë të propozojë një komisar. Mbetet të presim se si do të reagojë Evropa ndaj këtij propozimi" - u shpreh Angel Merkel.
Merkel e kritikoi qeverinë, që nuk e përfshiu partinë kristian demokrate CDU në bisedimet mbi këtë cështje. Günter Verheugen ka bërë emër të mirë si komisar për zgjerimin e BE, pranon Merkel. Por sipas saj për këtë post nevojitet një ekspert i financave.
Ky vendim është një vendim politik, kundërshton zëdhënësi i qeverisë Langguth. Verheugen është një politikan i SPD-së dhe politolog. Qeveria gjermane, e cila pas zgjerimit të BE, nuk ka më të drejtë të emërojë dy komisarë, por vetëm një, ka të drejtë të emërojë komisarin gjerman.
25 komisarët e BE do të emërohen nga presidenti i Komisionit të BE dhe nga Parlamenti Evropian. Komisioni i ri Evropian do të fillojë punimet më datën 1 nëntor.