G-8 dhe mbrojtja e klimës
9 Korrik 2008Gazeta "Ostesse Zeitung" komenton: "Tërheqjen më të madhe sërish e bëri presidenti i SHBA Bush, i cili përpara një viti në samitin e Hailigendamit pranoi, se qëllimi është që të shqyrtohet mundësia për përgjysmimin e emisioneve të dioksidit të karbonit. Sidoqoftë "kërmilli i klimës" SHBA kësaj here ka përparuar disi. Por objektivi i vendosur për klimën në sfondin e horizontit kohor të përcaktuar prej më shumë se katër dekadash s´është gje tjetër veçse një llustër. Vizionit i mungon baza, pra i mungojnë rregullat e detyrueshme, që ndihmojnë për zbatimin afatmesëm të idesë për të ardhmen. Për këtë duhej premtimi i Amerikës, që të ratifikojë më në fund Protokollin e Kiotos. Ky protokoll i detyron vendet e industrializuara që çdo vit të ulin me 5,2% emisionet e dioksidit të karbonit në atmosferë. Po, jo Bushi sërish ia doli, që t´u shmanget detyrimeve konkrete."
Në të njëjtën linjë edhe komenti i "Westfälische Nachrichten" "Sigurisht që ndonjëherë kanë vlerë edhe fitoret e etapave. Megjithatë samiti i tetë të mëdhenjve sa i përket mbrojtjes së klimës mbetet vetëm si një numër shtëpie. Madje as kancelarja, mjaft e angazhuar për klimën, nuk duhet të përpiqet t´i zbukurojë rezultatet e dobëta të takimit. Në shtëpi atë e pret tani një debat delikat lidhur me energjinë atomike, problem ky që bart rezikun e përçarjes së koalicionit qeverisës."
"Braunschweiger Zeitung" nënvizon: "Tani ka një vizion të përbashkët afatgjatë, ose thënë ndryshe: ka një formulë, që të kujton hedhjen hi syve, në mënyrë që të mos shohësh me saktësi. Eshtë një ndër dukuritë më të mëdha dhe më kontradiktore të globalizimit, që bota po bashkohet gjithnjë e më shumë dhe njëkohësisht nuk po bashkëpunon më ngushtë. SHBA, ende mëkatarët më të mëdhenj të mjedisit, janë edhe egoistët më të mëdhenj: pas nesh le të bëhet kiameti, ky nuk është më një parashikim bosh."