1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

G7 i kërkon Iranit të ndërpresë sulmet

14 Prill 2024

Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara (G7) dënon njëzëri sulmin "e paprecedentë" të Iranit ndaj Izraelit.

G7 dënon sulmin "e paprecedentë" të Iranit ndaj Izraelit
G7 dënon sulmin "e paprecedentë" të Iranit ndaj IzraelitFotografi: Vahid Salemi/AP Photo/picture alliance

"Me veprimet e tij Irani ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget," thuhet në deklaratën e G7 e cila kryesohet për momentin nga Italia.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese," thuhet në deklaratë.

Këshilli Evropian rreth çështjes Irak-Izrael

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mori pjesë në takim, tha se armëpushimi në Gaza do të ndihmonte për uljen e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles MichelFotografi: Dario Pignatelli/European Union

"Të gjitha palët duhet të tregohen të përmbajtura. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona dhe dë të punojmë për uljen e tensionit," tha Michel, i cili kërkoi "përfundimin e krizës në Gaza përmes një armëpushimi të menjëhershëm sa më shpejt të jetë e mundur."

Michel tha gjithashtu se Këshilli Evropian do ta diskutojë çështjen e sulmit sa më shpejt të jetë e mundur, dhe veçanërisht Irakut ndaj Izraelit javën e ardhshme.

Kritika mbarëbotërore

Sulmi që ndërmori Iranit kundër Izraelit, megjithë paralajmërimet ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime dhe kritika mbarëbotërore.

Kryeministrja italiane, Giorgia MeloniFotografi: Johanna Geron/REUTERS

Para mbledhjes së G7, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit. "Ne jemi shumë të shqetësuar për destabilizimin e mëtejshëm në rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë për ta parandaluar atë”, shkroi Meloni në platformën online X (ish-Twitter).