1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gary Moore ndahet nga jeta

7 Shkurt 2011

Gary Moore, kitaristi i njohur i muzikës bluz dhe rock ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare. Rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta.

Gary Moore / Gitarre / Thin Lizzy
Muzikanti irlandez Gary Moore, 2204Fotografi: AP

Menaxheri i grupit irlandez Thin Lizzy të rrokut, grup me të cilin Gary Moore u bë i njohur, tha se trupi i tij pa jetë u gjet në një hotel luksoz në Costa del Sol të Spanjës. Moore ndodhej atje me pushime.

Gary Moore nuk është si shumë kolegë të tjerë viktimë e jetës rock`n roll, me alkool dhe drogra - Kolegu i tij Eric Bell thotë: "Ai ishte djalosh i shëndetshëm". Edhe Brian Downey, bashkëpunëtor i vjetër i tij, e përshkruan kështu shokun: "Unë nuk mund ta besoj që ai nuk ekziston më". Kitaristi pasardhës në grupin Thin Lizzy, Scott Gorham deklaroi: "Ishte nder i madh të dilje me të në skenë".

Konceri i Gary Moore në festivalin e xhazit në Zvicër, 2001Fotografi: AP

Moore i lindur në vitin 1952 në Belfast fillloi të luante kitarë në moshën tetëvjeçare. Që në vitin 1969 ai filloi të fitonte para me muzikën e tij së bashku me Phil Lynott-in e grupit irlandez Thin-Lizzy. Krahas bashkëpunimit në këtë grup ("The Boys are Back in Town", "Whiskey in the Jar") Moore punoi ndër të tjera edhe me ish - beatles-in George Harrison, me Beach Boys dhe me Ozzy Osbourne.

Së fundi Moore, bëri karrierë si këngëtar dhe kitarist solo duke e ndryshuar disa herë stilin e muzikës nga hardrock në heavy metal. Në fund ai iu kthye bluzit, pasi luajti në vitet 90-të shumë ritme Drum n'Bass.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj -Ballvora

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW