Gates: Ne duhet duhet ta mbajmë premtimin tonë në Afganistan
11 Shkurt 2007Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje që në fillim të konferencës Iranit që të ndryshojë qëndrim në lidhje me programin atomik të vendit. Negociatori i Iranit theksoi në Mynih se vendit i tij është i gatshëm për kooperim:
"Ne kemi bërë të qartë se në doktrinën tonë të sigurisë nuk ka vend për armë atomike dhe kimike. Dhe ne e dimë se në rast se ne do të prodhojmë armë atomike, fuqitë e mëdha do të pozicionojnë në vendet fqinjë armë atomike, gjë që do të çojë në një garë armatimi në rajon. Për këtë shkak ne jemi kundër gjërave të tilla dhe kemi edhe merak, se mos armë të tilla bien në dorë të terroristëve.
Larixhani tha se Iranit mund t'i bëhen propozime, por nuk foli konretisht se cilat mund të jenë ato. Fjala e diplomatit iranian ishte pritur me shpresa të mëdha, sepse me dt. 20 shkurt merr fund afati që i ka vënë Këshilli i Sigurimit Iranit në lidhje me ashpërsimin e sanksioneve.
Temë tjetër qëndrore e konferencës ishte edhe kritika fundamentale e presidentit rus Vladimir Putin kundrejt SHBA-ve dhe Natos. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, e shfrytëzoi fjalimin e tij të parë në Gjermani për një replikë:
"Rusia është partneri ynë, por edhe ne çuditemi për disa vendime, të cilat rrezikojnë stabilitetin ndërkombëtar. P.sh. eksportet e armëve apo përpjekjet për t'i përdorur burimet energjitike si armë politike. Rusia nuk ka pse të ketë frikë prej shoqërive demokratike në kufijtë e saj."
Me këto fjalë Gates aludoi për kritikat masive të presidentit rus ndaj zgjerimit të Natos drejt lindjes dhe planeve amerikane për të stacionuar në Evropën Lindore një sistem për mbrotjen ndaj raketave. SHBA-të nuk duan një luftë të re të ftohtë, tha Gates në fjalimin e tij.
Në fjalimin e tij shefi i Pentagonit theksoi se misioni qëndror i Natos për momentin është Afganistani.
"Ne duhet duhet ta mbajmë premtimin tonë në Afganistan duke e mbështetur me para dhe me ushtarë. Dështimi në Hindukush do të ishte turp." - tha Gates.
Edhe MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se Afganistanit duhet t'i ofrohet një shpresë. Ai dërgoi sinjale kritike në drejtim të Uashingtonit, por edhe kundrejt gjermanëve:
"Shumë gjermanë kanë frikë se përgjegjësia ndërkombëtare do të thotë në rastin ekstrem edhe prani ushtarake. Por nga ana tjetër shumë njerëz mësojnë në SHBA se demokracia nuk mund të vendoset me mjete ushtarake."
Në kuadër të gamës së madhe të problemeve për të cilat ishin mbledhur për diskutuar në Mynih 250 ekspertët e çështjeve të sigurisë, ministri social-demokrat Steinmeier vuri theksin edhe tek kufijtë e veprimit të Natos:
"Për disa çështje të reja të sigurisë si përgjegjësia jonë e përbashkët për mbijetesën ekologjike të planetit, Natoja është pak e aftë të bëjë diçka. Apo mund të përfytyroni se mungesa e ujit, zgjerimi i shkretëtirave apo teknologjitë që përodrin hidrogjenin mund të diskutohen sa duhet në nivelet që ka në dispozicion Natoja."