1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetari palestinez i qëlluar në Rripin e Gazës ndërron jetë

6 Prill 2018

Një gazetar palestinez i qëlluar në trazirat e së premtes ndërron jetë. Në përplasjet e dhunshme me ushtrinë izraelite janë vrarë disa palestinezë e janë plagosur rreth 1000 vetë.

Proteste im Gazastreifen
Fotografi: Reuters/I. A. Mustafa

Goma automjetesh që digjen, gurë dhe të shtëna: Sipas të dhënave të autoritetit shëndetësor palestinez kanë humbur jetën nëntë vetë në përplasjet e dhunshme të së premtes (06.04) në Rripin e Gazës. Mes tyre edhe një gazetar palestinez ndërroi jetë nga plagët dhe një adoleshent. Më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur, disa në rrezik jete. Rreth një e treta e të plagosurve janë plagosur me armë, të tjerë patën lëndime për shkak të gazit lotsjellës.

Fotografi: picture-alliance/Xinhua/K. Omar

Ndërsa ushtria iszraelite bëri fjalë për 10.000 palestinezë, që kanë marrë pjesë në protestat dhe trazirat përjatë kufirit. Ata dogjën goma makine dhe kanë hedhur gurë në drejtim të Izraelit. Re të zeza tymi mbuluan territorin. Sipas izraelitëve qëllimi ishte të bllokoheshin pamjet për snajperistët izraelitë në kufi. Ushtarët izraelitë u sulmuan me shishe me lëndë shpërthyese, ata u kundërgjigjën me municion. Ushtria izraelite e ka shpallur zonën kufitare si zonë ushtarake të ndaluar.

Fotografi: Reuters/I. A. Mustafa

Para një jave Hamasi radikal islamik bëri thirrje për „Marshin e Kthimit", protesta që do të zgjasin gjashtë javë. Ky është shpërthimi më i madh i dhunës që nga viti 2004, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 29 palestinezë.

la/(afp, dpa, kna, rtr)