1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetaria nё Sllovaki - Vrasje gjatё investigimit

28 Shkurt 2018

Gazetari Ján Kuciak dhe e fejuara e tij u vranё. Ky rast ёshtё unikal - e megjithatё tregon edhe pёr problemet e Sllovakisё me gazetarinё e pavarur dhe investigative si dhe me korrupsionin.

Slowakei Mord an den Journalisten Jan Kuciak Trauer
Fotografi: Getty Images/AFP/V. Simicel

Ndёr tё gjitha qytetet quropiano-qendrore Sllovakia konsiderohet si vend model. Ndryshe nga Polonia, Çekia apo Hungaria vorbulla populiste nё Sllovaki ёshtё e kufiuar. Vazhdimisht kryeministri sllovak Robert Fico, thekson se vendi i tij bёn pjesё nё bёrthaman e Europёs dhe luan njё rol konstruktiv nё tё, pavarёsisht mosmarrёveshjeve lidhur me politikёn e refugjatёve tё BE-sё. Asnjё ekonomi e Europёs Qendrore nuk ёshtё kaq e lidhur me BE-nё sa ajo sllovake, e cila qё nё vitin 2009 u fut me sukses nё zonёn e Euros.

Por tani papritur pёson njё krisje ky imazh i harmonisё: natёn e sё hёnёs (26.02) u vra gazetari 27-vjeçar Ján Kuciak, dhe e fejuara e tij Martina Kusnírová nё shtёpinё e tyre nё fshatin Velká Maca, 60 nё lindje tё Bratislavёs. Ata u gjetёn tё vrarё me tё shtёna nё kokё dhe nё kraharor. Eshtё njё vrasje, qё e ka tronditur thelle Sllovakinё, sepse me sa duket ajo ka tё bёjё me punёn e Kuciak-ut si gazetar investigativ - nё kёtё pistё janё duke hetuar hetuesit sllovakё.

A ёshtё nё lojё mafia italiane?

Udhёheqja sllovake u shpreh e shokuar pёr ngjarjen dhe nuk u kursye me fjalё tё mёdha: kryeministri Robert Fico e quajti kёtё njё "sulm tё paparё ndonjёherё ndaj lirisё sё shytpit dhe demokracisё". Qeveria e tij, sipas tij, do tё verё menjёherё nё dispozicion njё milion Euro shpёrblim pёr informacionet, qё ndihmojnё nё kapjen e dorasve. Shefi i policisё sllovake Tibor Gaspar i cilёsoi vrasjet si "ekzekutim profesionaist", qё duket se kanё tё bёjnё me punёn e Kuciak-ut. Me kёtё Sllovaia tani paraqitet si njё vend, ku gazetarёt e padёshiruar jo vetёm trёmben, tha gazetarja investigative Daphne Caruana Galizia.

Eshtё ende e paqartё kush fshihet pas kёtij sulmi vrasёs. Motive ka plot: gazetari redaktor i portalit Aktuality.sk mujat e fundit ka raportuar pёr lidhjet mes qeverisё sё majtё nacionaliste tё partisё socialdemokrate SMER lidhur me siёrmarrjet e korruptuara dhe kriminalitetin e organizuar si dhe pёr bizneset e dyshimta tё imobiljeve tё biznesmenit tё njohur sllovak Marián Kocner. Pёr kёtё arsye ai edhe ishte kёrcёnuar prej kёtij tё fundit. Nga ana tjetёr ka edhe njё version, se vrasjen mund ta ketё kryer mafia italiane. Gazetari britaniko-sllovak Tom Nicholson njoftoi nё mediat sllovake, se Kuciak dhe ai kanё investiguar lidhur mebizneset abuzive tё mafias italiane nё Sllovaki me paratё e BE-sё.

"Kushdo qё tё fshihet pas kёsaj vrasjeje, ajo ёshtё njё vrasje e tmerrshme dhe shokuese qё i ve njё pikёpyetje tё madhe rrugёs sё ndёrlikuar tё Sllovakisё drejt njё shteti ligjor", thotё pёr DW politologu sllovak Grigorij Meseznikov nga Instituti i Punёve Publike (IVO) nё Bratislavё.

Njё listё e gjatё me sulme

Ndonёse nё historinё e deritanishme tё Sllovakisё qё nga pavarёsia nё vitin 1993 asnjёherё nuk ёshtё vrarё njё gazetar pёr shkak tё punёs sё tij, lista e sulmeve kundёr tyre ёshtё e gjatё. Njё nga rastet e fundit ishte nё qershor 2016 zjarrёvёnie ndaj makinёs sё gazetarit investigues Milos Majko. Dy tё tjerё gazetarё janё zhdukur prej vitesh pa lёnё gjurmё. Nё prill 2008 u zhduk Pavol Rypal, nё mars 2015 Miroslav Pejko. Njё sёrё sulmesh brutale ndaj gazetarёve ka pasur kryesisht nё vitet 1990 nёn qeverinё gjysmёautoritare tё ish-kryeministrit Vladimír Meciar. Asnjёri nga kёto raste nuk ёshtё zbardhur.

Edhe qeveria aktuale socialdemokrate nёn Robert Ficon ka njё raport tё vёshtirё me gazetarёt. Fico i ka quajtur ata "idiotё", "hijena", "prostituues antisllovakё" apo "merimanga nevojtoresh", herё pas herё redaktorёt e gazetave tё mёdha janё pёrjashtuar nga konferencat e tij tё shtypit. Arsyeja pёr kёto etiketime tё gazetarёve nga Fico ka pasur tё bёjё me investigimet e tyre pёr afera korrupsioni nga ai dhe partia e tij.

Me vrasjen e Ján Kuciak dhe tё fejuarёs sё tij skandalet e korrupsionit nё Sllovaki dalin tani sёrish nё pah dhe, sikurse thotё politologu Grigorij Meseznikov, kjo mund tё bёhёt e rrezikshme pёr udhёheqjen e vendit. "Nёse qeveria nuk angazhohet maksimalisht pёr zbardhjen e shpejtё tё vrasjes, atёherё edhe ajo vet do tё bjerё nёn presionin e dorёheqjes".