Gejts paralajmëron pakësimin e trupave amerikane në Irak
15 Shtator 2007Reklamë
Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts (Robert Gates) e sheh si të mundur deri në fund të vitit të ardhshëm pakësimin në 100 mijë të numrit të ushtarëve amerikanë të stacionuar në Irak. Ka shpresë që prania ushtarake të pakësohet në këtë masë, tha Gejts në një konferencë shtypi në Pentagon. Megjithatë çdo vendim për tërheqjen e pjesërishme të trupave do të varet nga gjendja e atjeshme e sigurisë, ka nënvizuar Gejts. Presidenti amerikan Xhorxh Bush pat paralajmëruar më parë tërheqjen e pjesërishme të trupave amerikane nga Iraku.