1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjashtë policë të vrarë gjatë një operacioni amerikan në Irak

13 Korrik 2007

Gjatë një aksioni kundër ekstremistëve të supozuar shiitë në Bagdad trupat amerikane kanë vrarë sipas të dhënave të veta edhe gjashtë policë shiitë. Komanda amerikane deklaroi se gjatë një operacioni i është dashur të përdorë edhe avionë luftarakë, reaktivë. Përveç policëve kanë humbur jetën edhe disa 'terroristë'. Gjatë aksionit është arrestuar drejtuesi i një grupi terrorist, një oficer policie që kishte lidhje të ngushta me gardën iraniane të revolucionit. Gjatë një sulmi të kryengritësve ndaj ministrisë së brendshme janë vrarë pesë roje dhe janë plagosur disa të tjerë.