1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja e refugjatëve në Kosovë

Ajete Beqiraj21 Qershor 2007

Që nga viti 2000 në Kosovë janë kthyer rreth 16 mijë qytetarë të të gjitha bashkësive etnike, pjesa më e madhe e të cilëve janë serbë

Serben werden im Kosovo vertrieben
Refugjatë serbë në KosovëFotografi: dpa

“Situata me të zhvendosurit kudo në botë, është e rëndë duke pasur parasysh se kemi të bejme me njerëz të larguar nga shtëpitë e veta dhe në shumë raste, refugjatëve ju mungojnë edhe gjërat elementare për jetë. Sa iu përket refugjatëve nga Kosova, shumë prej tyre ende qëndrojnë në qendra të ndryshme kolektive në Serbi, por pjesa më e madhe janë të vendosur në shtëpi private” - thotë Shpend Halili, zyrtar për Informim në Zyren e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjate, në Prishtinë, në Ditën Botërore të
Refugjatëve.

75 vjeçari Bozhidar Fatiç, i kthyer në Pejë në vitin 2006 rrëfen për shtatë vjetët e jetës si refugjat në Serbi: “Mos vet ku kemi banu, në njëfarë bodrumi! Mos Zo’ ma keq! Kurrkujt mos ia pruftë Zoti ku kam banu unë! As lopa nuk kish mujtë me mbet gjallë. Unë kam qenë i shëndosh, por qe shtatë vjet jam sëmu. Tash s’po muj as me ec. Vec prej se kam ardhë në shpi teme jam shliru pak!-

Sipas Zyrtarit për informim, në zyrën e UNHCR-së në Prishtinë, Shpend Halilit, që nga viti 2000 deri me tash, në Kosovë janë kthyer rreth 16 mijë qytetarë të të gjitha bashkësive etnike, pjesa më e madhe e të cilëve janë serbë. Përveç UNHCR-it me partnerët implementues, ndër të cilët edhe UNMIK-u dhe institucionet e qeverisë së Kosovës, për kthimin e tyre angazhohen edhe shoqata të ndryshme për të zhvendosur.

Njëra nga këto shoqata është "Sveti´Spas" me seli në Beograd: “Ne jemi të detyruar të pyesim, të dëgjojmë e të marrim mendimet e të zhvendosurve, por të zhvendosurit nuk mund ta kuptojnë se për tetë vjet që të gjithë jemi të pajtimit për qështjen e kthimit. Megjithaë, kthim nuk ka!”-thotë presidenti i kësaj shoqate, Zllatko Mavric, për Dojçe Vele-n.

Përderisa institucionet e Kosovës përballen me sfidat e kthimit të të zhvendosurve kosovarë nga vendet e tjera, Shpend Halili nga UNHCR flet për refugjatë nga vende të tjera të territorit të ish-Jugosllavisë, të cilët jetojnë në Kosovë, por edhe për të zhvendosur përbrenda saj, të cilët i kanë pronat e uzurpuara nga popullsia shumicë në vende të caktuara.

“Aktualisht, në Kosovë jetojnë rreth 229 refugjatë nga Bosnja e Herzegovina dhe nga Kroacia, të cilët kanë ardhë në Kosovë, që në vitin 1993, si dhe rreth 399 refugjatë nga ish-republika jugosllave e Maqedonisë, ndërsa përbrenda Kosovës aktualisht janë afro 21 mijë
persona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Këta persona ju përkasin të gjitha grupeve etnike. Ndër ta ka edhe shqiptarë, të cilët janë zhvendosur nga pjesët ku janë popullsi-pakicë. Në këtë rast, UNHCR ka ndihmuar tri fshatra të Veriut të Mitrovicës”.

Një ndër qështjet me të cilat merret UNHCR, është krijimi i një ligji për qështjen e azilkërkuesve, në Kosovë. Sipas mandatit të UNHCR-së, numri i azikekuesve në Kosovë, të cilët vinë, kryesisht, nga vende të Botës së Tretë, arrin në 26-të, 11-të prej të cilëve janë lajmëruar vetëm brënda vitit 2007.

Ne botë, janë rreth 10 milionë refugjatë dhe afro 13 milionë të zhvendosur përbrenda vendit, në të cilët Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ka qasje për ndihmë të drejtpërdrejtë. Ndërsa, sipas zyrës së këtij Komisariati, numri i të zhvendosurtve kalon shjifrën prej 32 milionë.


Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW