1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Bekim Shehu22 Shkurt 2006

Zëvëndësi i sekretarit gjeneral të NATO-os, James Perdew, deklaroi në Prishtinë, se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile. Udhëhqësit e institucioneve të Kosovës kërkuan nga zyrtari i lartë i NATO-s, që të mos reduktojë trupat e saj nga Kosova dhe të jetë e pranishme edhe pas zgjidhjes së statusit.

Alltag in der serbischen Provinz Kosovo
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile. Kjo është shumë e domosdoshme në këtë fazë të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, ndërsa NATO nuk ka informacione se gjendja e sigurisë gjatë kësaj periudhe mund të eskalojë. Këto komente i bëri zëvëndësi i sekretarit gjeneral të NATO-os, James Perdew, gjatë një vizite që realizoi në Kosovë dhe bisedave që zhvilloi me udhëheqësit më të lartë të vendit.

"Unë mund të shpreh përkushtimin se forcat paqeruajtëse do të vazhdojnë misionin për të krijuar siguri paqe dhe një ambient të qëndrueshëm në Kosovë sidomos në këtë fazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës", tha James Perdew.

"Me rendësi thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë është statusi i pakicave dhe të drejtat e tyre, posaqërisht e asaj serbe. Prandaj ne ju bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës, që të angazhohen në këtë drejtim dhe t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar që siguria e pakicave do të jetë në nivel e duhur dhe ato të kenë të drejtat e tyre në Kosovë," tha James Perdew. Angazhimin e tij për të garantuar të drejtat e pakicave e shprehu presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke shpresuar edhe në intergrimin e tyre të vullnetshëm në shoqërinë e këtushme.

Një muaj me parë, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld, pati deklaruar se SHBA-së, do të dëshironin të reduktonin trupat në Kosovë. Mirëpo, zëvëndësi i sekretarit gjeneral të NATO-os, James Perdew, tha se tash për tash nuk ekziston asnjjë kërkesë të tillë.

"Niveli i trupave të NATO-os, përcaktohet nga shtetet anëtare në marrëveshje me këshillin e lartë i Aleancës veriatlantike. Tash për tash nuk ka ndonjë propozim nga ndonjë shtet për reduktim të këtyre trupave nga Kosova, por më lejoni të them se në çfarëdo situate NATO-ja do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në Kosovë me të gjitha forcat, sikurse është sot dhe në këtë fazë të rëndësishme të statusit, tha James Perdew.

Aleanca veriatlantike aktualisht ka në Kosovë 17 mije trupa të dislokuara gjithandej vendit. Udhëheqësit politik kosovar thanë se ky numer i trupave është i domosdoshëm të qëndrojnë në Kosovë, në këtë fazë të zgjidhjes së statusit ndërsa, është edhe mëse e nevojshme prezenca e NATO-os, në Kosovë edhe pas zgjdhjes së statusit final.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW