Gjendja në Afganistan temë në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s
24 Tetor 2007Reklamë
Gjendja e tendosur e sigurisë në Afganistan është në qendër të vëmendjes në takimin e ministrave të mbrojtjes së Aleancës Veriatlantike NATO që sot zhvillon punimet në Nordvijk të Hollandës.
Para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kërkojnë nga aleatët të dërgojnë më tepër trupa dhe pajisje në Afganistan. Dje sekretari amerikan i mbrojtjes, Gejts ( Robert Gates) zhvilloi bisedime politike në Pragë. Në qendër ishin planet për një mbrojtje antiraketore amerikane në Europën Lindore.