1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e jashtëzakonshme në Greqi, 50 të vdekur

26 Gusht 2007


Qeveria e Greqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të zjarreve në pjesën më të madhe të pyjeve dhe ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri Konstantinos Karamanlis foli për një tragjedi kombëtare.Sipas të dhënave më të fundit numri i viktimave ka arritur në 50.
Zjarrfikësit thanë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërkohë që ata po fillojnë kërkimin për viktima në zonat e prekura nga zjarret në gadishullin e Peloponezit.
Ambasada shqipëtare në Athinë konfirmoi njoftimet e mediave greke se mes viktimave ishte edhe një shqiptare 33-vjeçare.
500 ushtarë u janë bashkuar ekipeve të zjarrfikësve në luftën me zjarret.Karamanlis theksoi se qeveria po bën gjithcka për të zbuluar fajtorët.Shumë shtete, ndër to edhe Gjermania, kanë dërguar helikopterë specialë për të ndihmuar Greqinë në shuarjen e zjarreve.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW