1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e jashtëzakonshme në Irak

DW24 Nëntor 2006

Pas serisë së sulmeve të përgjakshme ditën e enjte në kryeqytetin irakian, udhëheqja politike e vendit ka bërë thirrje për maturi.

Pamje nga eksplodimi i djeshëm në Bagdad
Pamje nga eksplodimi i djeshëm në BagdadFotografi: AP

Zyrtarët irakianë bën të ditur se të paktën 160 vetë janë vrarë në një sulm të rëndë kryengritës në Lagjen Sadër të Bagdadit, ndërsa 250 vetë të tjerë u plagosën.
Qeveria irakiane vendosi edhe një ndalim-qarkullim pa afat në Bagdad.

Politikanë kryesorë shiitë, sunitë dhe kurd, ndërkohë zhvilluan një konferencë urgjente. Xhalal Talabani, Nuri al Maliki dhe Tarik al Hashemi paralajmëruan se kombi ndodhet përfundimisht para një përçarjeje.