1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e tensionuar në Pakistan, xhamia vazhdon e rrethuar

6 Korrik 2007

Islamabad: Shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Xhaminë e Kuqe në Islamabad ku brënda ndodhen disa studentë ekstremistë të armatosur. Kleriku mysliman, Maulana Abdul Aziz, që është arrestuar pas përpjekjeve për tu larguar nga një xhami e bllokuar në Islamabad, i ka ftuar besimtarët e tij që të dorëzohen. Zëdhënësi i qeverisë së Pakistanit, Javed Iqbal Cheema, u tha gazetarëve se studentët duhet të dorëzohen sa më parë. Ndërsa zevëndësministri për informim, Tariz Azim i tha agjensisë franceze të lajmeve se: "Qeveria nuk do të zhvillojë ndonjë dialog. Koha për dialog ka kaluar është koha për veprim". Prej fillimit të kësaj jave, kur shpërthyen përleshjet ndërmjet trupave qeveritare dhe studentëve, që bënin fushatë për respektimin strikt të së drejtës islamike, janë vrarë së paku 19 vetë.