1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjenerata "e humbur" greke

26 Gusht 2011

Në Athinë, 20-30 vjeçarët quhen "brezi 700". Ata kanë shkollim të mirë, por fitojnë vetëm rrogën minimale me të cilat nuk mund të jenë të pavarur, as të themelojnë familje.

Studente në Greqi.
Greqi: të mësojmë, por cila është ardhmëria?Fotografi: DW

Kur Panajotis Cacaklas bisedon me klientët, ai ndihet mirë: që prej tri vjetësh 28 vjeçari punon në një kompani të madhe ofruese të shërbimeve me celularë, kujdeset për klientët. Por shumë para ai nuk mund të fitojë me punën e tij.

"700 euro. Nuk është më e mira që mund të gjesh, por unë jam më se i lumtur që kam punë dhe arrij në njëfarë mënyre ta shtyj", thotë ai.

Beqarët kanë nevojë për më shumë 

Koha e protestaveFotografi: dapd

Në orën 14 Panajotis e mbyll dyqanin. Vetëm tri orë më vonë dyqani në lagjen e Athinës Ampelokipi do të hapet sërish. Panajotis dhe kolegët e tij e shtyjnë kohën deri atëherë në qendër të qytetit, sepse thuajse për asnjërin nuk ia vlen të shkojë në shtëpi e të kthehet sërish. Në bisedat e kolegëve dëgjon që ata janë të të njëjtit mendim, se kur je beqar mund të mbijetosh edhe me pak para. Por të qenë i lumtur të duhet më shumë se kaq, mendon Niko Bourbulias, një ekonomist i diplomuar: "Nuk bëhet fjalë që të mbijetosh. Fjala është që të bësh një jetë njëfarësoj cilësore. Kur ke dy fëmijë, punon nga mëngjesi në darkë dhe kur nuk ke kohë për familje, kur nuk arrin të dalësh për qejf të paktën një herë në javë, atëherë nuk ke mund të thuash se bën jetë cilësore. Ti jeton për të punuar."

Këtë problem e njohin mirë edhe Rallou Santarinaiou dhe shoku i saj, Anton Darwiras. Çifti jeton që prej një viti bashkë. Ata jetojnë në një apartament me dy dhoma, të mbajtur mirë, 55 metra katrorë. Për mirëmbajtjen e apartamentit, ata morën një kredi. Por pastaj Antoni ngeli papritur i papunë: "Është shumë e vështirë. Nuk dalim më për qejf, hamë vetëm gjërat më të nevojshme, shpesh ushqimet na i sjellin prindërit, gatuajnë dhe bëjnë pazarin për ne."

Në kërkesë pune

Greqia në BE, por jo edhe sa i përket kushteve.Fotografi: dapd

Në Greqi, një i papunë merr një shumë aforfe prej më pak se 450 eurosh në muaj. Për një vit. Pas kësaj nuk ka më. Antoni ka kohë edhe 4 muaj. Përditë ai kërkon oferta në internet. Vërtet që ai merr herë pas here oferta për profilin e tij në internet. Por të gjitha ofertat vijnë nga bota e jashtme, para së gjithash nga SHBA: "Të shpërngulesh është një vendim i madh. Mua më pëlqen Greqia, më pëlqen të jetoj këtu, po kur shohim se diku tjetër ka një perspektivë më të mirë, pse jo?"

Autor: Rodothea Seralidou/Auron Dodi

Redaktoi: Bahri Cani