Gjeorgji: Arkeologët zbulojnë një dhëmb 1.8 milion vjeçar
18 Shtator 2022Reklamë
Sipas arkeologëve dhëmbi 1.8 milion vjeçar përket një specieje të hershme njerëzore.
Shkencëtarët thanë se kjo gjetje dëshmon se rajoni ka qenë vatër e një prej vendbanimeve më të hershme parahistorike arkaike njerëzore në Evropë.
Dhëmbi u zbulua pranë fshatit Orozmani, rreth 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi.
Orozmani ndodhet pranë qytetit të Dmanisit, ku në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 u gjetën kafka njerëzore me moshë rreth 1.8 milion vjeçare.
Gjetjet e Dmanisit përbëjnë zbulimi më të vjetër në botë të këtij lloji jashtë territorit të Afrikës dhe i kanë bërë shkencëtarët të ndryshojnë të teoritë e tyre për evolucionin e hershëm njerëzor si dhe modelet e migrimit parahistorik.