1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Para për një ditë të vështirë edhe në kohë krize

30 Tetor 2012

Gjermanët vazhdojnë ta shohin librezën e kursimit si më të preferuarën për kursimet e tyre. Në kohën e krizës së borxheve, sipas një studimi, paratë investohen edhe në pasuri të patundshme.

Kursime
KursimeFotografi: Fotolia/PA

Në një kohë kur qytetarët në Greqi, Spanjë, Itali ose Portugali vuajnë nën barrën e maleve me borxhe dhe nën direktivat e rrepta të kursimit, shumica e gjermanëve nuk kanë probleme financiare. Këtë e tregon edhe "barometri i pasurive 2012", hartuar nga Shoqata gjermane e Arkave të Kursimit dhe Xhiros (DSGV).

Në bazë të studimit, një pjesë e madhe e qytetarëve gjermanë e shohin sot veten në një gjendje më të mirë financiare se ajo ku ndodheshin para krizës financiare, thotë Georg Fahrenschon, presidenti i Shoqatës: "57 për qind e gjermanëve e karakterizojnë situatën e tyre ekonomike si shumë të mirë ose të mirë. Kjo është një vlerë absolutisht e lartë."

Sepse në 2005-n kjo pjesë ishte ende 40%, që atëherë kemi një ngritje graduale. Katër në pesë të pyetur besojnë se gjendja e tyre financiare edhe do të mbetet e tillë dhe madje se do të përmirësohet.

Kjo së fundi nuk ka të bëjë vetëm me faktin se të ardhurat buxhetore në dispozicion në gjysmëvitin e parë të 2012-s janë rritur edhe më tej, mesatarisht me 2.8 për qind. Në përgjithësi, qytetarët gjermanë fitojnë rreth 1,6 bilionë euro në vit, për frymë kjo është e barabartë me 1.900 euro.

Kursime gjermane edhe në krizëFotografi: Fotolia/pn_photo

Libreza e dashur e kursimit

Gjermanët njihen që mendojnë me zell për një ditë kur mund të jenë në hall dhe që këtë e bëjnë duke investuar në mjete të sigurta. Prandaj, në bazë të anketimeve, letrat me vlerë gjejnë pak mbështetje tek gjermanët. Aksionet, sipas sondazhit reprezantiv të Shoqatës, zënë një vend të mesit në investimet e parave, fondet për pasuritë e patundshme dhe pensioni Rürup i subvencionuar nga shteti vjen në fund.

Dhe kështu as interesat e ulëta bankare nuk i bëjnë gjermanët që t'i thonë "mirupafshim" librezës së dashur të kursimit. "Fitimtarja e vërtetë është libreza e mirë tradicionale e kursimit", konstaton Georg Fahrenschon, "ndodhet në mënyrë të qartë në vend të parë dhe me një rritje prej nëntë për qind shënon edhe rritjen më të madhe." Shkak për këtë janë frika për të rrezikuar dhe dëshira për të pasur në dorë në çdo kohë para të rrjedhshme.

Mesatarisht gjermanët kursejnë dhjetë për qind të të ardhurave të tyre. Një kuotë më të lartë kursimi kanë vetëm francezët, të cilët kursejnë 12,1 për qind të të ardhurave. Një kuotë kursimesh prej më shumë se dhjetë për qind kanë edhe belgët dhe sllovenët. Në Danimarkë, Letoni, Lituani dhe Greqi, ekonomitë familjare janë futur në borxhe për të financuar konsumin e përditshëm.

Pasuri të patundshme të preferuara

Rreth 80 për qind e qytetarëve gjermanë kursejnë çdo muaj një kuotë fikse parash. Këtu, kursimi për kohën e pensionit luan një rol veçanërisht të madh. 67 për qind kursejnë çdo muaj për pleqërinë. Shumë kërkojnë siguri dhe atë e gjejnë edhe një pasuri të patundshme që e përdorin vetë, thotë presidenti i DSVG.

Kërkesa për pasuri të patundshme përjeton aktualisht një pikë kulmore. "Tek pasuritë e patundshme, që i përdor vetë, të bie në sy që si në vitet e kaluara kjo zë vendin e parë." Nga viti 2011 deri në vitin 2012 megjithatë shihet një hop përpara prej shtatë për qind, thotë Fahrenschon.

Megjithë optimizmin dhe gjendjen e përmirësuar ekonomike, sipas mendimit të presidentit të DSVG nuk duhet harruar se gjithsesi 12 për qind e popullatës nuk është ekonomikisht në gjendje që të kujdeset financiarisht. Këtu kemi një rritje prej dy përqind krahasuar me një vit më parë.

Autor: Monika Lohmüller/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW