Gjermanët me mbipeshë
31 Janar 2008Mbipesha rëndon arkat e sigurimeve shëndetësore
Por të gjithë këto dyqane të ushqimit të shpejtë janë bërë problem për shumë gjermanë. Sipas studimit më të ri, gati 60 përqind e popullsisë këtu vuan nga mbipesha, që do të thotë, 15 përqind më shumë se 20 vjet më parë.
Ministri për çështjet e konsumatorëve Horst Zehofer dëshiron ta luftojë këtë fenomen që është kthyer në një problem serioz për sigurimet shëndetësore në vend. "Ne nuk do të reagojmë ndaj këtyre rezultateve duke shpallur konkursin e ndalimeve," thotë ai, "por duke përmirësuar nivelin e informacionit dhe edukimit. Edukimi shëndetësor duhet të fillojë që në kopësht, kjo është shumë e rëndësishme, dhe gjithashtu ne kemi nevojë për ambalazhime ushqimesh që tregojnë qartë sasinë e proteinave, sheqerit e kripës."
Vetëdijë për ushqimin e shëdetshëm
Shumica e organizatave të konsumatorëve preferojnë modelin britanik të ambalazhimit. Ky është i ngjashëm me atë të qarkullimit rrugor, ku ngjyra e gjelbër do të thotë "mirë" dhe ajo e kuqe të paralajmëron "Kujdes , mos ha shumë!". Ministri Zehofer nuk pajtohet me këtë sistem, pasi ai është tepër thjeshtëzues. Por favorizuesit e këtij modeli thonë se kjo mënyrë është shumë e mirë për të zvogëluar polarizimin e shoqërisë, sepse vetëdija për ushqim të shëndetshëm është shumë më e zhvilluar tek ata me shkollë. Por nuk është vetëm niveli arsimor i konsumatorit, ai që krijon dallimin, por edhe çmimi. Të ashtuquajturat prodhime bio janë zakonisht më të shtrenjta.
Sqarim: Në studim mbipesha është llogaritur sipas indeksit peshë-gjatësi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: Pesha (kg) pjesëtuar për gjatësinë në katrorë (në metra). Në se vlera është më e madhe se 25, atëherë trupi konsiderohet me mbipeshë.