1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anёtarёt duan Walter-Borjans dhe Esken nё krye tё SPD

1 Dhjetor 2019

Deri tani disi tё panjohurit Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans do tё jenё kryetarёt e rinj tё partisё socialdemokrate (SPD). Cilёt janё ata dhe cili ёshtё vizioni i tyre?

Deutschland Berlin SPD | Saskia Esken & Norbert Walter-Borjans, Sieger
Fotografi: Imago Iamges/Photothek/T. Trutschel

Ata kanё luftuar pёr njё ndryshim tё qartё tё kursit politik dhe me kёtё kanё arritur tё bindin anёtarёt nё bazёn e partisё socialdemokrate - ish-ministri i Financave nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё Norbert Walter-Borjans dhe deputetja e Bundestagut Saskia Esken. Nё votimin e parё rreth 215.000 nga 425.000 anёtarё kanё dhёnё njё votё tё vlefshme. 53,06 pёrqind e votave iu dhanё fituesve. Konkurrentёt e tyre ministri i Financave Olaf Scholz dhe politikania e landit tё Brandenburgut Klara Geywitz, morёn vetёm 45,33 pёrqind tё votave.

Walter-Borjans pas shpalljes sё rezultatit tё votimit tha, se ёshtё e qartё, qё tani duhet tё angazhohemi qё tё „qendrojmё sё bashku". Esken dhe ai vet e kanё tё qartё, qё nuk ёshtё ҁёshtje e fitores apo humbjes, por nё thelb qёllimi ёshtё qё SPD tё mbahet e bashkuar. Edhe Esken theksoi: "Tani duhet tё qendrojmё bashkё." Vetёm sё bashku ne mund ta forocjmё sёrish SPD-nё. 

Fotografi: Imago Images/M. Schmidt

"Kjo parti nё 20 vitet e fundit ka rёnё nga 40 pёrqind nё 14 pёrqind nё elektorat, sepse pёr shumё kohё u ёshtё pёrkushtuar recetave, qё nё tё vёrtetё duhen quajtur neo-liberale", ka kritikuar sё fundi Walter-Borjans. Sipas tij kjo ka tё bёjё me kurisn e ndjekur nga socialdemokratёt: "Tё privatizohet gjithҁka qё privatizohet, tё jesh krenar, qё ke aplikuar njё sektor tё pagёs minimale".

SPD duhet tё zhvendoset politikisht sёrish majtas dhe tё angazhohet pёr tё margjinalizuarit nё shoqёri, tha Esken. "Ndoshta edhe ne jemi ekonomikisht nё situatёn, kur tё drejtat e punёmarrёsve duhet tё vihen sёrish nё plan tё parё, qё t'u japim prioritet pagave tё drejta dhe qё tё mos e pranojmё mungesёn e fёmijve. Ne nuk mund tё vazhdojmё mё kёshtu." Sipas dёshirёs sё anёtarёve tё SPD tani partia pёr herё tё parё do tё ketё dy kryetarё. Zyrtarisht ata do tё zgjidhen nё kongresin federal tё SPD-sё mё 6 dhjetor. Nё kongres partia do tё vendosё, nёse koalicioni qeverisёs me CDU/CSU (kristiandemokrat/kristiansocial) do tё duhet tё vazhdojё deri mё 2021, apo duhet tё anulohet para kohe.

Fotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Ta lesh koalicionin tё vazhdojё kёshtu si deri tani, kёtё unё e konsideroj „pakujdesi", tha Esken. Kёrkesa e saj ёshtё, qё marrёveshja e koalicionit tё rinegociohet me qёllim, qё nё tё tё pёrfshihen kёrkesat socialdemokrate. "Ne kemi nevojё pёrsёri pёr njё SPD, e cila tё mendojё nё vizionet e saj dhe jo nё kompromise, qё janё tё realizueshme me unionin konservator. „Nёse unioni nuk do tё rinegociojё, SPD-ja duhet tё dalё nga koalicioni. Kёtё duhet ta vendosё kongresi federal i partisё, tё cilit ajo do t'ia rekomandojё kёrkesёn e saj.

Nё radhёt e CDU/CSU-sё duket se nuk ka predispozitё pёr rinegociim tё marrёveshjes sё koalicionit. Reagimet janё nga refuzimi qartazi deri tek anulimi, e nё njё rast rinegociimi unioni do tё kёrkojё qё nё marrёveshjen e koalicionit tё pёrfshihen objektiva tё reja tё konservatorёve si p.sh. reforma fiskale pёr sipёrmarrjet. Nё radhёt e kristiandemokratёve thonё, se rinegociimi nuk nёnkupton rrugё me njё drejtim. A ka mundёsi ende pёr kompromise, apo koalicionit me bazё tё gjerё po i vjen fundi? Nuk mund tё pёrfytyrohet gjithsesi qё nga ana pёrmbajtёsore unioni konservator tё bjerё dakord me kёrkesat e kryetarёve tё rinj tё SPD-sё. Socialdemokratёt duan tё forocojё kredibilitetin e partisё sё tyre.