Gjermani - Danimarkë 0:1
29 Mars 2007Reklamë
Golin e vetëm danezët shënuan nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes. Kryetrajneri Joahim Löv i dha shansin të luajnë lojtarëve të cilët në ndeshjet zyrtare nuk janë në ekipin e parë. Në formacion e Gjermanisë nuk ishte pothuajse asnjë prej lojtarëve standard.
Krahasuar me ndeshjet e të shtunës kur Gjermania mundi Çekinë, në formacion ishte vetëm një lojtar. Shansin për afirmim më së miri e shfrytëzuan portjeri Robert Enke dhe sulmuesit Shlaudraf i Alemania Ahen dhe Helmes i Këlnit, që bën gara në ligën e dytë.