1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Debati në Bundestag sinjal për fushatën zgjedhore

13 Nëntor 2024

Me deklaratën qeveritare që kancelari Scholz dha sot në Bundestag, ra edhe gongu për fushatën zgjedhore.

 Scholz dhe Merz duke biseduar
Debatet parlamentare pas deklaratës së kancelarit Scholz sinjal se pritet një fushatë e ashpër zgjedhore.Fotografi: Florian Gaertner/photothek/picture alliance

Pas dështimit të koalicionit tripartiak në Gjermani, kancelari Olaf Scholz  (SPD) dha një deklaratë në Bundestag, ku foli për zgjedhjet e reja parlamentare dhe çështjen e votëbesimit.

Në deklaratën e tij Scholz-i e mbrojti duke e quajtur si "të pashmangshëm" shkarkimin e ministrit të Financave,  Christian Lindner,  gjë që rezultoi me shpërbërjen e koalicionit. Në të njëjtën kohë kancelari Scholz kërkoi që shoqëria gjermane të mos përçahet dhe bëri thirrje për vazhdimin e kompromiseve në politikë. "Rruga e kompromisit mbetet e vetmja rrugë e drejtë."

Merz: Vendi nuk mund të qeveriset kështu

Pas Scholz-it fjalën kryetari i CDU-së dhe kandidati i unionit CDU/CSU për kancelar Friedrich Merz. Merz tha se Scholz-i nuk ka asnjë lloj autoriteti qeverisës dhe drejtues "Ju po përçani vendin, zoti kancelar. Ju jeni përgjegjës për këto polemika dhe për këtë përçarje në Gjermani. Vendi nuk mund të qeveriset kështu."

Kryetari i CDU-së dhe kandidati i unionit CDU/CSU për kancelar Friedrich Merz e kritikoi ashpër kancelarin Scholz dhe kabinetin e tijFotografi: Ebrahim Noroozi/AP/picture alliance

Pas disa ditë debatesh zgjedhjet e parakohshme u vendosën të zhvillohen më 23 shkurt. Duke folur për këtë Scholz-i tha "Data e zgjedhjeve është caktuar tani në muajin shkurt dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë.”

Pritet një fushtë elektorale e vështirë

Ai do të kërkojë votëbesimin më 11 dhjetor në mënyrë që Bundestagu të vendosë për këtë kërkesë më 16 dhjetor. Nëse, sikurse edhe pritet, ai nuk do të fitojë shumicën, zgjedhjet e reja do të zhvillohen më 23 shkurt. Deri atëherë mbeten edhe 102 ditë për fushatën zgjedhore. 

Deklarata e Scholz-it në emër të qeverisë dhe debati që pasoi deklaratën treguan se sa e vështirë pritet të jetë fushta elektorale.