Gjermani: Konsumi i birrës në rënie
5 Gusht 2024Reklamë
Gjermania shënoi këtë vit shitjet më të dobëta të birrës për muajin qershor që nga viti 1993. As shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushën.
Zyra Federale e Statistikave raportoi se shitjet ranë me rreth 0.6%, ose 25.8 milionë litra në gjysmën e parë të 2024 krahasuar me një vit më parë.
Shkak mund të jetë dhe moti i paqendrueshëm
"Gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit luhatja e temperaturave dhe stuhitë e shpeshta e penguan biznesin” tha Drejtori Menaxhues i Shoqatës Gjermane të Birrarive, Holger Eichele.
Inflacioni ka goditur rëndë edhe industrinë e birrës. Fabrikat e birrës ankohen për kostot e larta të lëndëve të para dhe të logjistikës.