1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Veprim global kundër kontrabandës së drogës

23 Janar 2024

Ministrja gjermane e Punëve të Bredshme, Nancy Faeser, tha se kartelet e drogës qendrojnë pas një "spiraleje të pabesueshme të dhunës" që përfshin edhe dhoma torturash të vendosura në Europë.

Paketa me drogë, sekuestruar në portin e Hamburgut
Autoritetet gjermane kanë kanë sekuestruar sasi të madhe kokaine të transportuar me anije në Hamburg gjatë viteve të funditFotografi: German Custom/AP Photo/picture alliance

Bashkëpunimi global duhet forcuar për të luftuar trafikun e drogës, deklaroi të hënën (22.01.2024) ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser.

"Portet e Holandës, Belgjikë dhe Francës po përdoren gjithnjë e më shumë për kontrabandën ndërkombëtare të drogës", i tha Faeser grupit mediatik Funke Media.

Trafikimi i drogës ka depërtuar edhe duke përdorur portin kryesor të Gjermanisë në Hamburg, tha ajo. Faeser tha më tej, se kartelet e drogës janë përgjegjëse "për një spirale të paimagjinueshme dhune" që drejtohet edhe ndaj gazetarëve e prokurorëve, të cilët kërcënohen me vrasje dhe se në Europë janë krijuar dhoma torturash. "Ndaj unë dua veprim më të ashpër dhe më ndërkombëtar kundër tregtisë së kokainës dhe drogës", tha Faeser.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy FaeserFotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

Bashkëpunim me Amerikën e Jugut

Faeser vuri në dukje më tej, se do të udhëtojë në Amerikën e Jugut, "në mënyrë që forcat tona të policisë të mund të bashkëpunojnë direkt dhe që ne të mund të sigurojmë që këto sasi droge të mos arrijnë në Europë."

"Brazili është veçanërisht një partner kyç për ne në luftën kundër kontrabandës së drogës. Unë do të preferoj gjithashtu bashkëpunimin edhe me Perunë dhe Kolumbinë", tha Faeser.

Ministrja e Brendshme përmendi një sërë masash parandaluese, që synojnë përparimin në luftën kundër kësaj kontrabande. Këto masa përfshijnë identifikimin e kompanive të involvuara në trafikimin e drogës dhe kompanive që shfrytëzohen prej karteleve, si dhe që policia të informojë kompanitë serioze të lundrimit mbi përpjekjet e karteleve për të kontrabanduar përmes tyre.

Faeser tha gjithashtu: "ne duam të vihemi në dijeni kur ushtrohet presion ndaj punëtorëve në porte." Punëtorët duhet të kenë pika kontakti, të cilave mund t'u drejtohen kur vihen nën presion prej kontrabandistëve, gjithashtu punëtorët duhet të paguhen në mënyrë korrekte, që të mos joshen prej parave të karteleve, tha ministrja gjermane e Punëve të Brendshme.

 

 

zc/wmr (dpa, AFP)