1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Midis koniunkturës dhe moralit të taksave

Regina Mennig / Auron Dodi6 Shkurt 2014

Në Gjermani, sipas ekspertëve, sektori informal i ekonomisë do të arrijë një nivel shumë të ulët. Por tendenca mund të ndryshojë së shpejti. Vetë qeveria mund të bëhet shkak dhe atëherë do të humbisnin miliarda të tjera.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Ustai i shtron pllakat e banjës në fundjavë dhe merr para në dorë, punëtorja e pastrimit nuk është regjistruar zyrtarisht: kjo në Gjermani do të ndodhë gjithnjë e më pak. Qarkullimi i parave në sektorin informal të ekonomisë- aty ku paratë për shërbime paguhen "në të zezë", pra pa paguar taksa dhe kontribute sociale - do të arrijnë në vitin 2014 në nivelin më të ulët që prej më se 20 vjetësh. Sipas një prognoze të Institutit të Tübingenit për Kërkimet e Aplikuara ekonomike (IAW) dhe të Universitetit të Linzit, sektori informal i ekonomisë do të përfaqësojë këtë vit 12,2 përqind të produktit të brendshëm bruto të Gjermanisë. Në krahasim me shtetet e tjera të OECD-së, Gjermania zë këtu një pozicion të mesëm.

Fotografi: nick barounis/Fotolia

Një ekonomi informale veçanërisht të vogël (këtë vit 6,2 përqind e produktit të brendshëm bruto) gjejnë ekspertët e ekonomisë në SHBA. Shkak për këtë tregu i punës thuajse i pa rregulluar dhe niveli i ulët i taksave, thotë Friedrich Schneider, njëri nga autorët e studimit të IAW.

"Në këtë mënyrë, atraktiviteti që atje të punohet "në të zezë" ekziston ndoshta në bujqësi dhe te imigrantët". Krejt në fund të renditjes së vendeve me ekonomi informale, ku renditen 20 shtete të OECD-së, është Greqia. Dhe kjo megjithëse binzeset e padeklaruara shtetit, me kalimin e viteve janë pakësuar ndjeshëm. "Ekonomia greke është tkurrur kaq shumë dhe të ardhurat kanë rënë në atë masë, sa që njerëzit nuk janë më në gjendje të paguajnë as punën në të zezë", shpjegon Schneider. Veçanërisht bien në sy në studimin e tij edhe Franca dhe Austria. Në të dyja rastet, me rritjen e papunësisë vjen edhe një zgjerim i sektorit informal.

Friedrich SchneiderFotografi: Oberösterreichische Nachrichten/Volker Weihbold

Profesori i etikës ekonomike, Dominik Ernste thotë se ekonomia informale ka për njerëzit efektin e një amortizatori, kur kriza ekonomike mbërthen ekonominë popullore.Ernste analizon edhe shtysa përtej lëkundjeve koniunkturale. Nga ana tjetër, ai e shpjegon moralin e lartë të pagimit të taksave në vendet skandinave me faktin se njerëzit ndihen atje pjesë e një bashkësie. "Në Itali ose në Greqi përkundrazi, shteti shihet si kundërshtar, të cilit duhet t'i paguash sa më pak taksa", thotë Ernste.

Dominik H. EnsteFotografi: Institut der deutschen Wirtschaft Köln

Ekspertët druhen se planet e qeverisë gjermane, për të fiksuar një pagë minimale prej 8,50 për orë si dhe financimi i daljes në pension me 63 vjeç (kur i ke mbushur 63 vjeç) e shtrenjtojnë sërish punën legale. Me këtë, puna në të zezë bëhet tërheqëse, argumentojnë autorët e studimit.