1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Një shqiptar sulmon me hanxhar një stacion policie

6 Shtator 2024

Një 29-vjeçar shqiptar i armatosur me hanxhar dhe thikë sulmoi një rajon policie në Linz. Nga hetimet e para dyshohet për motive islamiste.

Paradhoma e komisariatit të policisë në Linz pësoi dëme të rënda nga sulmi
Paradhoma e komisariatit të policisë në Linz pësoi dëme të rënda nga sulmiFotografi: Thomas Frey/dpa/picture alliance

Një 29-vjeçar i armatosur me hanxhar dhe thikë hyri sot herët në mëngjes në një komisariat policie në Linz (qarku i Neuwiedit) dhe duke thirrur disa herë "Allahu Akbar” kërcënoi se do të vriste policët.  Paradhoma e komisariatit u dëmtua rëndë gjatë sulmit. Prokuroria e Koblenzit tha se forcat speciale arritën ta vinin atë nën kontroll personin në fjalë.

Sipas informacioneve të revistës "Der Spiegel", i pandehuri Arlindo M, është nënshtetas shqiptar, i cili sipas dokumenteve të policisë, ishte në vëmendjen e policisë për krime të lidhura me tregti drogash.

Prokuroria e Koblenzit njoftoi se nga hetimet e para dyshohet se i akuzuari ka pasur motive islamiste, sepse gjatë kontrollit të banesës në një mur u konstatua i vizatuar një flamur i organizatës terroriste "Shteti Islamik”.