Policia berlineze hedh uje mbi protestuesit
18 Nëntor 2020Mijëra vetë protestuan në Berlin para ndërtesës së Bundestagut dhe tek Porta e Brandenburgut kundër ndryshimit të ligjit për pandemitë. Policia e Berlinit u përpoq t'i shpërndajë protestuesit pasi këta nuk i respektonin masat e caktuara nga qeveria për mbajtjen e maskave ose ruajtjen e distancës. Policia më pas u detyrua të hedhë ujë mbi ta në formë shiu, behet e ditur nga policia.
Zëdhënësja e policisë, Anja Djerschke, i tha televizionit NTV se policia ka arrestuar edhe disa demonstrues, pasi këta kanë tentuar të lëndojnë efektivët e policisë duke hedhur shashka dhe fishekzjarrë në drejtim të tyre.
Bundestagu votoi me shumicë të qartë (415 pro, 236 kundër, 8 abstenime) ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksionet. Rregullat e reja i lejojnë qeverisë të vendosë kufizime në kontaktet shoqërore, rregulla mbi mbajtjen e maskave, pirjen e alkoolit në publik, mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Në ndihmë të masave
Mbrojtësit e masave thonë se projektligji do të siguronte një bazë ligjore më solide për të realizuar udhëzimin për ruajtjen e distancës mbajtjen e maskave në fytyrë dhe kufizimet në lëvizje, takimet në hapësira private dhe publike, si dhe aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë. Ai gjithashtu do të mbulonte rregullat për mbylljen e shkollës dhe kujdesit ditor, dhe kufizimet për institucionet arsimore.
Akti i Mbrojtjes nga Infeksionet do të dërgohet po te merkuren në Bundesrat, dhoma e sipërme e parlamentit, për një debat përfundimtar, e me pas edhe presidentit Presidentit Frank-Walter Steinmeier për një nënshkrim - nje hap kz i fundit formal.
Pa konsultime të gjata në parlament
Protestuesit kritikonin ndër të tjera edhe mënyrën e shpejtë e ndryshimit të ligjit, pa u konsultuar gjatë me përfaqësuesit e popullit në parlamentn. parlament. Shumë syresh mbanin në duar pankarta me politikanë me rroba burgu ose me mbishkrime "Ne jemi sovrani" etj.
Rreth 17 561 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Gjermani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 833 307. Kjo është një rënie e lehtë në krahasim me javën e kaluar, kur Gjermania raportoi 18 487 raste. Por nivelet e infeksionit në pjesën më të madhe të Gjermanisë janë akoma shumë më të larta se niveli që qeveria e konsideron të pranueshëm. Vetëm në Berlin ato janë katëfish më të larta.