1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Rritje befasuese e deficitit shtetëror

26 Shkurt 2025

Vitin e kaluar qeveria gjermane shpenzoi shumë më tepër para sesa fitoi. Megjithë të ardhurat rekord që i kaluan dy bilionë euro, për herë të parë deficiti i qeverisë u rrit në pothuajse 119 miliardë euro.

Simbol për frenimin e marrjes së borxheve  - një kolazh me ngjyrë të kuqe mes kartëmonedhave të euros, ku shihet një këpucë e bardhë që shtyp frenën
Simbol për frenimin e marrjes së borxheve Fotografi: IlluPics/IMAGO

Qeveria gjermane regjistroi vitin e kaluar një nivel çuditërisht të lartë të borxhit shtetëror. Sipas llogaritjeve paraprake të Entit Federal të Statistikave deficiti i shtetëror ishte 118.8 miliardë euro – 15 miliardë euro më shumë se në vitin 2023. Kjo do të thotë se në Gjermanideficiti i shtetit ishte më i lartë nga sa pritej. Më parë mendohej se ky deficit do të ishte 113 miliardë euro. Deficiti shtetëror tregon se sa i tejkalojnë shpenzimet e qeverisë federale, të landeve federale, të bashkive dhe të sigurimeve shoqërore të ardhurat. e mbledhura nga taksat apo tarifat e tjera.

Të ardhurat tejkalojnë për herë të parë shifrën dy bilion euro

Shteti gjerman ka shpenzuar pra shumë më tepër sesa të ardhurat që ka mbledhur - edhe pse të ardhurat në nivel federate arritën vitin e kaluar një nivel rekord prej 2.012,9 miliardë euro. Sipas statisticienëve kjo ishte hera e parë që të ardhurat e tejkaluan "nivelin e dy bilionë eurove".

Shteti gjerman ka shpenzuar në vitin 2025 shumë më tepër sesa të ardhurat që ka mbledhurFotografi: Frank Rumpenhorst/dpa Themendienst/picture alliance

Në krahasim me vitin 2023 të ardhurat u rritën me 4.8 për qind. Vetëm të ardhurat prej tatimeve u rritën me 3.5 për qind. Tatimi mbi vlerën e shtuar u rrit me 2.4 për qind, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat u rritën me 3.6 për qind.

Rritje e shpenzimeve për normat e interesit dhe për ndihma sociale

Megjithë të ardhurat rekord të shtetit, që shkuan në mbi 2012.9 miliardë euro, shpenzimet shtetërore ishin 2.131,6 miliardë euro. Në këtë mënyrë shpenzimet e qeverisë u rritën me 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Përfitimet sociale monetare u rritën me 7.0 për qind. Deficiti rezultoi kryesisht nga shpenzimet më të larta për pensionet. Shpenzime të mëdha janë bërë edhe për ndihmat sociale dhe ndihmat për përkujdesjen shëndetësore.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW