1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Rritje e ndjeshme e migracionit të paligjshëm

22 Gusht 2024

Sipas Policisë Federale gjermane në vitin 2023 numri i emigrantëve të paligjshëm u rrit me 33.4% në krahasim me vitin 2022. Vendet kryesore të origjinës nga vijnë emigrantët e paligjshëm janë Siria, Turqia e Afganistani.

Fotografi ilustrative zona Schengen
Rritje e ndjeshme e migracionit të paligjshëm në Gjermani dhe në BEFotografi: Oliver Boehmer/picture alliance

Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) publikoi një raport të ri në të cilin thuhet se numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Gjermani në vitin 2023 është rritur ndjeshëm.

Policia Federale gjermane gjate një kontrolli në kufiFotografi: Patrick Pleul/dpa-Zentralbild/picture alliance

Në raport thuhet se dyshohet që numri i personave të hyrë ilegalisht është 266,224 vetë. Kjo përbën një rritje prej 33.4% në krahasim me vitin 2022. BKA tha se shumica tyre ishte kapur nga policia federale.

Rritje e emigrantëve të paligjshëm edhe në BE 

Sipas BKA-së Agjencia Evropiane e Kufijve dhe Rojës Bregdetare regjistroi 380,200 kalime të paligjshme përgjatë kufirit të jashtëm të 29 vendeve që bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen. Ky është numri më i lartë vjetor që nga viti 2016.

Vendkalim kufitar mes Polonisë dhe Gjermanisë Fotografi: M. Kowol/DW

BKA-ja tha se vendet kryesore të origjinës të njerëzve që vijnë ilegalisht në Gjermani janë Siria (54,207), Turqia (35,732) dhe Afganistani (35,370). Sipas BKA-së shumë nga këta emigrantë janë ndihmuar nga kontrabandistë dhe trafikantë të qenieve njerëzore.