1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Luftë për ekzistencë e bareve dhe e lokaleve

2 Nëntor 2020

Gjermania vendosi mbylljen e dytë për koronën. Për baret dhe klubet e natës - si „mama bar“ në Berlin-Neukölln - fillon sërish lufta për ekzistencë.

Berlin | Coronavirus: Sperrstunde in Berlin - geschlossene Bar in Friedrichshain
Baret dhe klubet e natës në Gjermani nisin sërish luftën për ekzistencëFotografi: Christophe Gateau/dpa/picture-alliance

Nga 13 milionë turistë që vizitonin çdo vit Berlinin, një e katërta vinin për jetën e natës. Me mbylljen e dytë brenda këtij viti, baret dhe klubet e Berlinit do ta kenë shumë të vështirë të mbijetojnë, thotë në një intervistë me DW, pronari i barit „mama“, Petrit Hoxha.