1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Veprimtari përkujtimore për 7 tetorin 2023

7 Tetor 2025

Më një sërë aktivitetesh përkujtimore Gjermania përkujtoi viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Porta e Brandenburgut në Berlin u ndriçua me fjalët "Kthejini në shtëpi tani".

Porta e Brandenburgut në Berlin e ndriçuar me fjalët "Kthejini në shtëpi tani".
Më një sërë aktivitetesh përkujtimore Gjermania përkujtoi viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Porta e Brandenburgut në Berlin e ndriçuar me fjalët "Kthejini në shtëpi tani".Fotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

 

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi për rritjen e antisemitizmit në Gjermani që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe reagimit pasues izraelit, dhe u bëri thirrje gjermanëve të tregojnë solidaritet me bashkëqytetarët e tyre hebrenj.

Kancelari Friedrich Merz në një videomesazh për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetori 2023, në të cilin u vranë ose u morën rob qindra vetë.Fotografi: Bundesregierung

"Që nga 7 tetori 2023 kemi përjetuar një valë të re antisemitizmi që shfaqet në forma të vjetra dhe të reja: në mediat sociale, në universitete, në rrugët tona - gjithnjë e më të zhurmshme, gjithnjë e më të paturpshme dhe gjithnjë e më shpesh në formën e dhunës”, tha Merz.

Sulmi i 7 tetorit 2023

7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kufirin e blinduar të Gazës dhe nisën sulmin në Izrael, duke vrarë rreth 1200 vetë dhe duke marrë peng 251 të tjerë në territorin e vogël palestinez. Përjetimi i një dobësie të tillë çoi drejt një traume që ndihet ende në Izrael edhe sot. 

Më një sërë veprimtarish përkujtimore Gjermania përkujtoi viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Fotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

Sulmi izraelit në Gazë

Një ditë më pas, në 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi sulmin në Gazë dhe dy vitet që pasuan ishin të tmerrshme për palestinezët në enklavë. Aksionet e ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë vrarë të paktën 66 mijë vetë – 80% prej të cilëve civilë – dhe kanë plagosur rreth 169 mijë të tjerë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila drejtohet nga Hamasi.

Agjencitë ndërkombëtare besojnë se shifrat e vërteta të numrit të vdekjeve janë shumë herë më të larta.

Izraeli dhe Hamasi në rrugën drejt "paqes së qëndrueshme"?

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW