1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Makinë dhe mobilitetGjermani

Gjermani: Zgjatet përjashtimi i taksës për makinat elektrike

kna dpa
8 Tetor 2025

Qeveria gjermane planifikon të shtyjë deri në vitin 2035 taksën që favorizon automjetet elektrike, duke synuar zhvillimin e ekonomisë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Berlin me ministrin e Financave Lars Klingeil, duke e shikuar teksa ai flet.
Klingbeil tha se përjashtimi nga taksa e makinave ishte një nga detajet e një pakete më të gjerë masash për të nxitur sektorin e automobilëve në GjermaniFotografi: Liesa Johannssen/REUTERS

Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil i tha agjencisë së lajmeve dpa se qeveria gjermane planifikon të zgjasë taksën përjashtuese për automjetet elektrike. Sipas projektligjit, përjashtimi do të mbulonte automjetet elektrike të regjistruara deri në fund të vitit 2030. Sipas ligjit në fuqi, përjashtimi nga taksat për automjetet elektrike skadon më 1 janar 2026. “Megjithatë, përjashtimi maksimal 10-vjeçar nga taksat do të vlejë vetëm deri më 31 dhjetor 2035, me qëllim nxitjen e blerjeve të hershme” - tha ministria e Financave. 

Sipas projektligjit, përjashtimi do të mbulonte automjetet elektrike të regjistruara deri në fund të vitit 2030Fotografi: JENS SCHLUETER/AFP/Getty Images

Klingbeil tha se përjashtimi nga taksa e makinave ishte një nga detajet e një pakete më të gjerë masash për të nxitur sektorin e automobilëve në Gjermani, të cilat do të diskutohen në Berlin të enjten gjatë samitit të industrisë automobilistike me Kancelarin Friedrich Merz.

 

"Tani na duhet një paketë e fortë për të udhëhequr industrinë automobilistike të Gjermanisë drejt së ardhmes dhe për të siguruar vende pune" - tha Klingbeil. "Ne duam që në Gjermani të vazhdojnë të prodhohen makinat më të mira." 

"Të gjithë e dinë që e ardhmja është elektrike" - deklaroi ministri gjerman i Financave.