Gjermania barazon në ndeshje miqësore me Danimarkën
12 Gusht 2010Reklamë
Në një ndeshje miqësore kundër Danimarkës kombëtares gjermane të futbollit iu desh të kënaqej me një barazim 2:2. Trajneri Joachim Löw, për shkak të fillimit të Kampionatit gjerman kishte ngritur për ndeshjen në Kopenhagen një njëmbëdhjetëshe me lojtarë rezervë. Kualifikimi për Kampionatin Evropian të futbollit 2012 fillon në 3 shtator me ndeshjen kundër Belgjikës.
Për trajnerin Löw loja ofroi megjithatë mjaft raste të bukura:
"Në përgjithësi ishte një lojë zbavitëse, me shumë raste për gola. Mendoj se me këtë konstelacion nuk kemi luajtur asnjëherë dhe mund të jemi të kënaqur me rezultatin."
Autor: SC/gmf/Eliana Xhani
Redaktoi: Auron Dodi