Gjermania cënohet nga sulmet terroriste
23 Qershor 2007Reklamë
Berlin: Ministria e brendëshme ka kumtuar se në Gjermani është shtuar rreziku nga sulmi i atentatorëve vetëvrasës. Ekspertët e sigurisë janë të mendimit se situata është aq serioze sa para sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA. Ministri i brendëshëm Volfgang Shojble, deklaroi se Gjermania sikur edhe vendet tjera të angazhuara në Afganistan, është një prej vendeve të cënuara prej terroristëve islamikë. Zyra për luftë kundër kriminalitetit pohon se në Pakistan janë arrestuar tre gjermanë të dyshuar për terrorizëm. Politikanët e unioinit kanë ritheksuar domosdoshmërinë e hetimeve të kompjutorëve të përsonave të dyshuar.
