1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Afganistan & Konferenca e Londrës për Afganistanin & Fjalimi i Presidentit Obama

29 Janar 2010

Gjermania vendosi këtë javë që megjithë debatet e shumta të brendshme të dërgojë përkohësisht ushtarë të tjerë në Afganistan, para se të nisë tërheqja pas vitit 2011. Konceptin e paraqiti të mërkurën kancelarja Angela Merkel.

Në konferencën e Londrës bashkësia ndërkombëtare shtoi në mënyrë masive premtimet për ndihmën e Afganistanit. Por afganët duhet të 'pastrojnë' shtëpinë e tyre.

Presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e tij drejtuar kombit u morr më së shumti me situatën e vështirë ekonomike në vend. Para dy dhomave të Kongresit, Presidenti tha se gjërat më të vështira janë tejkaluar, ndërkohë që është shmangur edhe drepresioni, por problemet që kanë mbetur janë serioze.

Autor: Peter Stützle/ Nina Wekhäuser/ Christina Bergmann

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë