Gjermania do të rrisë angazhimin për rindërtimin e Afganistanit
6 Nëntor 2007Reklamë
Gjermania ka premtuar mbështetje të mëtejshme për rindërtimin e Afganistanit. Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Tomas Matushek (Thomas Matussek) siguroi Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Republika Federale gjermane do të vazhdojë të angazhohet derisa të arrihet qëllimi i përbashkët për një vend demokratik, të stabilizuar dhe paqësor. Gjendja e sigurisë në Afganistan që nga viti 2006 është keqësuar, për këtë arsye qeveria në Kabul pret ndihmen ndërkombëtare. Gjermania e ka rritur asistencën e saj në 130 milionë dollarë në vit. Për 2008 janë parashikuar 160 milionë dollarë ndihmë financiare, tha Matushek në Nju Jork.