1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania do të shtojë angazhimin për rindërtimin civil në Afganistan

5 Shtator 2007

Kabineti gjerman këtë të mërkurë do të prezantojë konceptin për misionin në Afganistan. Në të parashikohet një angazhim më i madh në ndërtimin civil të vendit. Kështu ndihmat për rindërtim do të ngrihen vitin e ardhshëm në 125 milionë euro. Në projekt theksohet vendosmëria për mbështetjen afatgjatë të vendit. Bundesweri në Afganistan do të vazhdojë të jetë i pranishëm, derisa forcat vendore të sigurisë ta kenë gjendjen nën kontroll. Këtu duhet forcuar angazhimi gjerman në përgatitjen e ushtrisë dhe të policisë. Parlamenti vendos në tetor për zgjatjen e mandatit të Bundesverit për trupën ndërkombëtare të mbrojtjes ISAF dhe dërgimin e tornadove të Bundesverit si dhe më vonë për pjesëmarrjen e mëtejshme gjermane në operacionin "Enduring Freedom" të udhëhequr nga SHBA.