1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ekipi më i mirë në Evropë?

26 Mars 2007

Beckenbauer: Angazhimi i Löw-it si trajner 'fat i madh' për kombëtaren

Gjermanët Kevin Kuranyi dhe kapiteni Michael Ballack duke festuar golin e parë në ndeshjen eliminatore pë KE kundër Çekisë për grupin D
Gjermanët Kevin Kuranyi dhe kapiteni Michael Ballack duke festuar golin e parë në ndeshjen eliminatore pë KE kundër Çekisë për grupin DFotografi: AP

Pas paraqitjes mbresëlënëse të kombëtares në 2:1 në Pragë kundër Çekisë Franz Beckenbauer e sheh aktualisht Gjermaninë si ekipin më të fortë të kontinentit. Njëmbëdhjetëshja e trajnerit Joachim Löw luan 'pa defekte', pothuajse çdo ndeshje mund të përdoret si 'film mësimdhënës', ka thënë Beckenbauer. 'Hovit që solli në ekip Jürgen Klinsmann-i i shtohet tani të kuptuarit verbërisht me njëri-tjetrin', analizon Beckenbauer në një shkrim për gazetën më të madhe gjermane 'Bild'.

Një vit më parë, pas humbjes së rëndë 4:1 në Itali, ishte veçanërisht Beckenbauer që vuri në pikëpyetje udhën dhe metodat e Klinsmann-it dhe të asistentit të atëhershëm Löw. Presidenti i Bajernit e cilësoi tani angazhimin e trajnerit Löw si 'fat të madh'.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW