1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërkesat për azil: rritje prej 132 për qind

Kay-Alexander Scholz14 Korrik 2015

Në gjysmën e parë të viti në Gjermani janë bërë 179.037 kërkesa për azil. Në krahasim me vitin e kaluar numri i azilkërkuesve është rritur 132 për qind. Këtu lista e dhjetë vendeve kryesore.

Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Schmidt

1. Ashtu si dhe vitin e kaluar shumica e azilkërkuesve janë të ardhur nga lufta civile në Siri - 34.428 njerëz.

2. Rritjen më të madhe e shënon Kosova. 31.400 vetë kanë ardhur këtë vit në Gjermani, vitin e kaluar ishin vetëm 2437.

3. Edhe nga Shqipëria duan të vijnë gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani. Nga janari deri në qershor erdhën 22.209 vetë. Vitin që shkoi kanë qenë vetëm 3913.

4. Edhe numri i azilkërkuesve nga Serbia është rritur - nga 9361 në 15.822. Eshtë duke u marrë në konsideratë mundësia për t'i shpallur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor vende të ashtuquajtura të sigurta të origjinës. Sepse shanset për t'u njohur si azilkërkues janë shumë të vogla.

5. Ndërsa refugjatët nga Iraku kanë shanse të mira. Numri i tyre është trefishuar nga 2520 në 9286.

6. Edhe nga Afganistani kanë ardhur më shumë refugjatë, 8179. Një vit më parë ishin 4528.

Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Dean

7. Gati dyfishim të numrit të azilkërkuesve ka edhe nga Maqedonia - nga 3736 në 6704. Edhe këtu mundësitë e dhënies së azilit janë më pak se 1 për qind.

8. Bosnjë-Herzegovina dëshiron të hyjë në BE. Megjithatë shumë vijnë akoma në Gjermani si azilkërkues - 4061 vetë.

9. Nga Eritrea në Afrikë kanë ardhur po aq shumë njerëz sa një vit më parë: 3969 në 2014, 3636 në gjysmën e parë 2015.

10. Vendi i dytë afrikan në listën e dhjetë vendeve të para është Nigeria me 2864 azilkërkues.

Fluksi i azilkërkuesve i vë të gjithë para "sfidave të mëdha", deklaroi ministri i Brendshëm Thomas de Maizière pas publikimit të statistikave të reja. Veçanërisht e rëndësishme, tha ministri i Brendshëm, është të bëjmë dallimin në mes "njerëzve, që janë vertetë në nevojë" dhe atyre, qëndrimi i të cilëve nuk vjen në shprehje. Qëndrimi i tyre në të ardhmen duhet të ndërpritet në mënyrë më konsekuente dhe efektive.