1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania historia ime

12 Tetor 2012

Imazhi i emigrantëve vazhdon të jetë i karakterizuar prej klisheve edhe pse ka shumë biznesmenë të sukseshëm, shkencëtarë me emër dhe koka kreative.

Pothuajse një ndër pesë qytetarë gjermanë ka prejardhje emigracioni. Këta janë njerëz që kanë guxuar ta fillojnë nga e para në një vend të huaj, ose fëmijët e tyre që rriten me disa kultura.

Imazhi i emigrantëve vazhdon të jetë i karakterizuar prej klisheve - tregtar të zotë perimesh, pronarë të sjellshëm restorantesh apo pastruese pa shkollë. Gjithësesi ka edhe shumë biznesmenë të sukseshëm, shkencëtarë me emër dhe koka kreative. Historia e suksesit të tyre është njëkohësisht historia e ardhjes në atdheun e tyre të ri.