1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania kërcënohet nga terrorizmi & CDU-ja zgjodhi kryesinë e re & Irlanda përballet me krizë serioze financiare

19 Nëntor 2010

Të premten në Lisbonë filloi samiti i NATO-s, ku aleanca pritet të miratojë një strategji të re veprimi. NATO ka planifikuar që së bashku me Rusinë të ndërtojë edhe një rrjet për mbrojtje nga raketat, që do të thotë se vëmendja në të ardhmen më shumë do të përqendrohet në aksione preventive. Ndërkohë Gjermaninë e kanë arritur këtë javë kërcënime shumë serioze për sulme terroriste. Këtë bëri të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, në një konferencë shtypi.

Unioni Kristinademokrat CDU këtë javë zgjodhi kryesinë e re, ku shumë prej krerëve janë të mëparshmit. Për herë të gjashtë në krye të partisë u zgjodh në Kongres kancelarja Angela Merkel, e cila këtë post ka filluar ta ushtrojë në vitin 2000. Në kongresin dyditor në Karlsruhe CDU-ja vuri në pah profilin e saj konservator. Ndërsa të martën, ditën e dytë të takimit, delegatët vendosën një kurs më të ashpër integrimi dhe pas një debati emocional u shprehën për një ndalim të përgjithshëm të diognistikës të diskutueshme preimplantative.

Pas Greqisë duket se kriza e buxhetit ka mbërritur me tërë ashpërsinë e saj edhe në Irlandë, e cila më nuk përjashton mundësinë që të kërkojë ndihma financiare nga Bashkimi Evropian. Dublini duhet të vendosë tani vet, sepse kërkesa për ndihma kufizon sovranitetin e veprimit. Sidoqoftë, ministrat e financave të BE-së shprehën gatishmëri për të ndihmuar.

Autor: Peter Stützle/Bernd Gräßler/Frank Hofmann

Redaktoi: Bahri Cani