Gjermania ka qenë gjithmonë pranë nesh
1 Tetor 2007
Deutsche Welle: 20 vjet më parë nënshkruhet marëveshja për marrdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Si vlerësohet kjo ngjarje sot pas 20 vjetësh, zoti Turdiu ?
Gazmend Turdiu: Eshtë një ngjarje e shënuar, sepse bëhen 20 vjet qëkurse dy vendet tona lidhën marrdhënie diplomatike dhe filluan një bashkëpunim mjaft të ngushtë, i cili shtrihet në të vërtetë në shumë fusha dhe që ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer.
Deutshe Welle: Konkretisht, nëse do të bënit një bilanc si ambasador të gjithë kësaj periudhe diplomatike mes dy vendeve, cilat janë disa nga sukseset e arritura , pikat kyçe të këtij bashkëpunimi?
Gazmend Turdiu: Që në fillimin e lidhjes së marrdhënieve diplomatike ndërmjet qeverive tona, qeverisë së Republikës federale të Gjermanisë dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë u lidh një marrëveshje për asistencën teknike për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin ekonomik të saj. Mbas viteve 90', sigurisht në plan të parë doli forcimi i demokracisë në Shqipëri ,zhvillimi i institucioneve dhe i ekonomisë së tregut dhe meqenëse qeveria shqiptare qysh në atë kohë ka patur një objektiv të pandryshueshuar, integrimin në Bashkimin Europian dhe në NATO. Kjo ka qenë edhe shtylla kryesore e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Kjo është në aspektin konkret. Ndërsa në aspektin më të përgjithshëm do të thoja që dialogu politik mes dy vendeve tona ka ecur në mënyrë krejt normale dhe marrdhëniet kanë qenë të shkëlqyera. Ne jemi konsultuar për probleme të politikës së jashtme me interes të ndërsjelltë dhe unë mund të them që Gjermania ka qenë gjithmonë pranë nesh. Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik për zhvillim Gjermnai ë shët një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë me programe shumë serioze të cilat kanë ecur në mënyrë krejt normale dhe që kanë bërë vërtet ndryshime me kurptimin që kanë pasur rezultate në procesin ezhvillimit ekonomik të evndit tonë. Të gjitha programet e bashkëpunimit kanë në fokus kryesor afrinmin e Shqipërisë me Europën .Ky është edhe synimi kryesor.Natyrisht që punohet në fusha të ndryshme , por objektivi kryesor është mbështetja e vendit tonë në rpocesin e afrimit me Bashkimit Europian dhe me NATO-n. Unë mund të përmend që edhe në fushën ushtarake gjithashtu bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer, ka programe të arsimimit të ushtarakëve tanë dhe numri i tyre është mjaft i madh. Ka një marrëveshje të lidhur qysh në vitin 1995, mbi bazën e të cilës ushtarakët tanë vijnë për stërvitje dhe për trajnime dhe për shkollime në afate të mesme dhe në afate të gjata deri në afate dhjetëvjeçare këtu në shkollat ushtarake gjermane.
Deutsche Welle: Jubileu i 20 vjetorit të mardhënieve Gjermani Shqipëri vjen pikërisht kur po zhvillohen bisedime intensive për statusin e Kosovës. Konkretisht, çfarë kontributi po luan Gjermania në zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
Gazmend Turdiu: Gjermania dhe për çështjen e zgjidhjes së problemit të statusit të Kosovës ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm. Unë kujtoj se Gjermania ka qenë një nga vendet më aktive në fushatën ajrore kundër forcave serbe në Kosovë dhe menjëherë pas përfundimit të kësaj fushate, trupat gjermane mund të them që kanë qenë një nga përbërësit kryesorë të forcave të KFOR-it dhe kështu mbeten edhe sot. Gjermania mendoj unë ka një vështrim fare të qartë për problemin dhe kanë po ashtu një perspektivë po aq të qartë që është zgjidhja jo vetëm e mirë për Kosovën por edhe për stabilitetin e gjithë rajonit.