1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania, kampion bote në hendboll

5 Shkurt 2007
Ne mesin e tifozave, presidenti Horst Köler
Ne mesin e tifozave, presidenti Horst KölerFotografi: AP

Gjermania ka fituar titullin kampion bote ne hendboll. Në finalen e Kampionatit botëror, që u zhvillua mbrëmë në "Këlnarena", ajo mundi Poloninë, me rezultatin 29:24. Gjermanët arritën deri te ky sukses falë përkrahjes parezervë të rreth 20.000 tifozëve në sallë.
Për gjermanët ky është titulli i tretë i kampionit botëror. Titullin e parë e fituan në vitin 1938, kurse titullin e dytë në vitin 1978. Medaljet e arta, lojtarëve kampionë ua ndau presidenti i Gjermanise,Horst Këhler.

Edhe Polonia arriti, megjithatë, suksesin më të madh në kampionatet botërore të hendbollit, duke fituar medaljen e argjendtë. Suksesi më i madh para këtij kampionati, përpolakët ka qenë medalja e bronztë në vitin 1983. Ndërkohë, në ndeshjen për vendin e trtë dhe të katërt, Danimarka e mundi Francën, me rezultatin 34:27.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW