Gjermania- kampione në eksport
9 Shkurt 2007Në gazetën «Frankfurter Rundschau» lexojmë mbi suksesin e Gjermanisë në eksport:
"Viti 2006 na dhuroi jo vetëm numrin më të lartë të eksporteve të të gjitha kohërave, por edhe vlera të mahnitshme në tregti dhe në sektorin publik. Në konkurencën tonë sportive ka gjithmonë humbës. Por ndryshe nga ky fenomen, mësimet e të rinjve të Adam Smith po na sugjerojnë se në tregtinë botërore ka vetëm fitues. Por kjo teori qëndron vetëm aq kohë sa fuqia e Perëndimit është ngadhënjuese ndaj pafuqisë së njerëzve që jetojnë ne vendet e të ashtuquajturës bota e tretë. 100 miliardë saldo në bilancin e shërbimeve sociale - këtu këto të holla u mungojnë miqve të markës "Made in Germany" për të investuar dhe blerë në vendin e tyre. Por globalizimi nuk mund të jetë një rrugë me një drejtim. Kur prodhuesit kinezë të tekstileve prodhojnë me makineri gjermane, ata i nxjerrin paratë e shpenzuara nga një vend tjetër. Fairplay global ka nevojë për importe të qarta mallrash, shërbimesh dhe migrantësh.
Gazeta «Stuttgarter Zeitung» shkruan:
"Kjo rritje e eksportit gjerman mund të zgjasë edhe disa vite të tjera. Por nuk ka garanci për këtë. Sepse sidomos ekonomitë popullore si Kina janë konkurrente të forta. Ndonëse ende tallemi me makinat që vijnë nga Azia, që janë sigurisht shumë larg standarteve të Perëndimit, dihet tashmë se kinezët dhe indianët mësojnë shpejt. Ata nuk do të jenë të kënaqur në rast se industria e tyre do t´u shërbejë vetëm vendasve. Në Azi tregun e investimeve vazhdojnë ta dominojnë koncernet ndërkombëtare. Por është e qartë se, falë makinerive gjermane dhe teknikës së vendeve të tjera perëndimore, do të zhvillohet një industri e re e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në tregjet botërore. Pra numri një në botë i eksportit nuk mund të rrijë duarkryq tani."
Gazeta «Landeszeitung» shkruan:
"Sapo u bëmë kampionë bote në hendboll por Gjermania e vogël me 82 milionë banorët e saj ka arsye të jetë krenare:4 herë me rradhë numri një në botë për eksportin. Prapë përpara SHBA-s dhe Kinës, e cila por rritet me shpejtësi mahnitëse. Por era do të ndryshojë, më e vonta deri në vitin 2008. Ekspertët thonë se atëherë Kina do të eksportojë më shumë mallra se çdo vend tjetër në botë. Por vendi i parë nuk është vetëm në sport jo gjithmonë i rehatshëm. Në rast se tek farmacitë flitet për doping, tek kinezët bëhet fjalë për spiunazh industrial dhe për pirateri produktesh. Sidomos markat "Made in Germany" vërehen me shumë kujdes. Çfarë mësojmë nga kjo? Edhe vjedhjet dhe manipulimet i përulen globalizimit."
Në gazetën «Eßlinger Zeitung» lexojmë:
"Kina do t´ja marrë në vitin 2008 Gjermanisë titullin e kampionit të botës për eksportet. Por deri atëherë ka edhe pak kohë. Firmat janë ende të afta për ta përballuar konkurencën e ashpër të tregut. Ende. Prandaj shumë gjëra varen tani nga debatet mbi marrëveshjet për tarifat. Vetëm involvimi i punëmarrësve në fitim sjell shanse për të ardhmen."
Dhe së fundi në gazetën «Nürnberger Nachrichten» lexojmë mbi konferencën e NATO-s në Sevilla:
"NATO mund të dështojë në Afganistan. 5 vjet pas konferencës së Peterbergut situata në Hindukush i ngjan në mënyrë fatale asaj në Irak. Kombinimi i ndihmës për rindërtim, demokratizimit dhe mision ushtarak nuk solli suksesin e duhur. Kjo ka të bëjë ndoshta me faktin se shumë shtete nuk i kanë mbajtur ende premtimet e tyre financiare. Korrupsioni dhe tregtia e opiumit janë pengesa në rrugën drejt stabilitetit dhe paqes."