1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Berlini për Kosovën – Merz nën presion

02:01

This browser does not support the video element.

27 Shtator 2026

A do ta mbështesë Gjermania procedimin e aplikimit të Kosovës për në BE?

Gjermania nuk dha këtë javë një premtim konkretpër procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministria e Jashtme gjermane i tha DW-së: "Jemi në kontakt të vazhdueshëm, në kuadër të BE-së, me të gjithë kandidatët potencialë për anëtarësim. Kosova nuk ka pasur një qeveri të qëndrueshme që nga fillimi i vitit 2025. Nëse deputetët e zgjedhur nuk arrijnë të zgjedhin një kryetar shteti deri në fillim të tetorit, do të ketë sërish zgjedhje të reja.“

Më e qartë u shpreh CDU/CSU. Zëdhënësi për çështjet evropiane, Tilman Kuban, konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE, por kërkoi më shumë reforma dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Sipas tij, raportet e progresit në javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për vendimet e mëtejshme.

Kërkesa për një rol më aktiv të Gjermanisë erdhi këtë javë nga kryenegociatori Jeton Zulfaj. Ai ishte për herë të parë në Komisionin për Çështjet e BE-së në Bundestag dhe kërkoi që Berlini të përdorë peshën e tij politike për ta çuar përpara aplikimin e Kosovës.

Ndërkohë, tronditje të reja politike për kancelarin Friedrich Merz. Në Mecklenburg-Vorpommern CDU-ja mori vetëm 4,9 për qind dhe për herë të parë mbeti jashtë parlamentit të një landi. Në Berlin fitoi e Majta, ndërsa CDU-ja doli e dyta.

Merz megjithatëka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë kursin e reformave dhe të qëndrojë në krye të qeverisë dhe të CDU-së.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW