1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania kundër pjesëmarrjes në trupën e BE-së në Çad

19 Korrik 2007
Sipas kancelares Angela Merkel, Gjermania nuk do të marrë pjesë në trupën e mundshme të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e refugjatëve në Çad. Kancelarja reagoi kështu ndaj paralajmërimit të Francës se do të vërë në dispozicion ushtarë për një mision në vendin afrikan. Çadi kufizohet me rajonin sudanez të krizës Darfur. Rreth 250.000 njerëz kanë marrë arratinë prej andej për në Çad. Merkel vuri në dukje se Gjermania mbështet trupën e paqes të Bashkimit Afrikan në Darfur si dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në jug të Sudanit.
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW