Gjermania lindore në rrezik përmbytjesh
9 Gusht 2010Mbetet kritike gjendja në rajonet e përmbytura në Lindje të Gjermanisë. Masat e ujit që shkaktuan përmbytje të rënda në rajonet në kufirin mes Gjermanisë dhe Polonisë mbërritën në Bad Muskau, bëri të ditur një zëdhënës i shtabit të mbrojtjes nga katastrofat. Janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetin dhe parkun e baronit Pückler, i shpallur si trashëgimni e UNESCO-s, i cili rrezikohet pas daljes së lumit Naise nga shtrati.
Ndërkohë në zonën kufitare mes Çekisë dhe Gjermanisë si edhe në zonën malore e njohur me emrin Zvicra Saksone, në juglindje të Drezdenit gjendja po përmirësohet. Kryeministri i Saksonisë, Stanslaw Tillich ka premtuar viktimave nga përmytjet ndihmë të shpejtë të paburokratizuar. Ndërkohë Brandenburgu po përgatitet për përmbytje të mundshme nga lumi Shpre dhe Naise. Niveli i ujit megjithatë po ngjitet më ngadalë se sa pritej.
Kritike ishte gjendja veçanërisht në Gërlic.Kryetari i bashkisë së Gërlicit, Joachim Paulick tha për ARD-në të dielën: "Ishte një shpejtësi e papërfytyrueshme. Ngritja e nivelit ndodhi brenda një ore e gjysmë me disa metra. Që nga kjo shpejtësi, shpëtimi i jetëve të njerëzve para mallrave ka prioritet, kjo është e kuptueshme për këdo. Nuk kishte më kohë për të mbushur thasë me rërë."
Autor: DW/ Lindita Arapi
Redaktoi: Aida Cama