1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania me disa miliarda euro suficit

ul/sti (dpa, rtr, afp) / Esat Ahmeti25 Gusht 2013

Rritje e shpejtë e ekonomisë gjermane: Kryesisht nga konsumi shteti gjerman ka arritur në gjysmën e parë të vitit një suficit të konsiderueshëm prej 8.5 miliardë euro.

824. Hamburger Hafengeburtstag
Fotografi: picture-alliance/dpa

Falë shpenzimeve të konsumit nga ana e konsumatorëve dhe e shtetit ekonomia gjermane është rritur me shpejtësi. Pas muajve të dobët të dimrit produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit në tremujorin e dytë të vitit 2013 në krahasim me tremujorin e mëparshëm me 0.7 për qind. Kjo u njoftua nga Zyra Federale e Statistikave. Autoriteti me seli në Wiesbaden konfirmoi kështu vlerësimet e para.

"Ky është një tremujor i dytë shumë solid", tha analisti Christian Schulz nga Banka e Berenberg-ut. Kontributi për rritjen ekonomike ishte i gjithanshëm. Dy të tretat erdhën nga kërkesa e brendshme, një e treta nga tregtia e jashtme. "Pozitiv është edhe fakti që Kina ndodhet në stanjacion ekonomik dhe eurozona, sapo ka përfunduar recesionin e saj të gjatë", thotë ekonomisti gjerman.

Pamje simbolikeFotografi: picture-alliance/dpa

Rritje edhe në sektorin e ndërtimeve

Të hyrat shtetërore në gjashtëmujorin e parë kapnin shumën prej 604,5 miliard euro, që do të thonë rreth 16,3 miliard euro apo 2,8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas statistikave pothuajse gjysma e të ardhurave ishin nga taksat, ato u rritën në gjysmën e parë të vitit në 3.8 për qind. Sidomos në taksat e të ardhurave dhe pronës ka pasur një rritje të konsiderueshme, këtu të ardhurat u rritën me 6.3 për qind.

Rritja ështe nxitur nga konsumi privat (plus 0.5 për qind) si dhe nga shpenzimet qeveritare (plus 0.6 për qind). Për herë të parë pas një kohe të gjatë kishte ngritje të konsiderueshme të investimeve: në pajisje të tilla si makineritë e mjetet e punës, si dhe në automjete është investuar 0.9 për qind më shumë se në tremujorin e mëparshëm. Investimet në fushën ndërtimit u rritën me 2.6 për qind. Kjo rritje mund të jetë edhe shkak i efekteve pas një dimri jashtëzakonisht të gjatë me mot të keq dhe të ftohtë. Tregtia e jashtme gjithashtu ka kontribuar dukshëm në rritjen ekonomike.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW